14 vite arr.atisje spektakolare/ Arr.estohet bossi dhe ma.fiozi më i kërkuar në Itali, nuk ia priste mendja askujt se si e gjetën

Arr.estohet në Itali ma.fiozi i super kërkuar Marco Di Lauro pas 14 vitesh arr.ati.

Di Lauro, 38 vjeç, u arr.estua të shtunën në një apartament modest ku jetonte me gruan e tij në qytetin Chiaiano, tha policia. Policia e gjeti atë të ulur bashkë me dy macet duke ngrënë makarona. Në operacion ishin të përfshirë rreth 150 oficerë.

Di Lauro ishte në kërkim me akuzën për organizatë kr.iminale e tipit ma.fioz dhe kr.ime të tjera dhe në vitin 2006 janë zhvilluar kërkime edhe në nivel ndërkombëtar. Djali i katërt i bosit Paolo Di Lauro ishte në kërkim që nga 7 dhjetori 2004, kur ai i shpëtoi operacionit të policisë “nata e pra.ngave”, në të cilin rreth një mijë agjentë pushtuan Scampian dhe Secondiglianon dhe ek.zekutuan 53 urdhra arr.esti.

Mediat italiane thanë se Marco Di Lauro u konsiderua si njeriu i dytë më i rrez.ikshëm në Itali, pas bosit ma.fioz siçilian Matteo Messina Denaro.

Kryeministri italian Giuseppe Conte përmes një postimi në Twitter falenderoi policinë për arr.estimin e maf.iozit. Po ashtu edhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, shprehu urimet për një “operacion shumë të rëndësishëm” siç e quajti ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *