Ai kërkohet për vete nga policia, por reperi i njohur bën deklaratë të papritur për Stresin

Ai u vu në pr.anga disa kohë më parë në një superoperacion nga policia shqiptare. E prej asaj dite ndodhet pas hekurave.

Lirinë e tij nuk e duan vetëm familjarët. Stresit i ka dalë në mbrojtje publikisht reperi Fero.

Me anë të një postimi në Instagram, ai kërkon lirinë e tij.

“Free Stresi”, shkruajti Fero. Prej datës 17 tetor të vitit 2018, Stresi vijon të mbetet në qelitë e paraburgimit. Ai akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Para disa ditësh, u tha se Fero është kapur me drogë dhe është dënuar me 5 muaj burg dhe gjobitur me 1200 euro, por vazhdon të lëvizë i lirë dhe të mbajë koncerte si gjithmonë.

leave a reply