“Ambulanca të mbushura me dro.gë?!”, del lajmi i keq ja kush e ka keq punën tani

Brenda pak muajsh pa fr.ikë mund të thuhet se do të marrë fund “udhëtimi shpesh jo për punë” i autoambulancave në vendin tonë, përfshirë edhe qarkun Shkodër. Urgjenca kombëtare ka vendosur të monitorojë çdo lëvizje të autoambulancave në vend, kjo pas sinjalizimeve se shoferët e tyre shpesh kryenin me këto mjete punë personale, e kur në fund të muajit litrat e karburantit kapnin miliona lekë.

Tashmë është hapur tenderi dhe do të kryhet pajisja me “GPS” që mundëson monitorim për Autoambulancat. Vlera totale e këtij investimi shkon në 8 milion e 237 mijë e 376 leke, ndërsa paralelisht në Shkodër pritet të mbërrijnë edhe ambulancat e reja për këtë shërbim. Ky është hapi i dytë që ndërmerr urgjenca kombëtare pas njësimit të numrit të emergjencës “127” për të gjithë Shqipërinë, ku përmes një sistemi të komanduar telefonatash, kryhet çdo veprim nga veriu në jug, duke mbajtur kështu të monitoruara lëvizjet e mjekeve të urgjencave në rrethe.

Ky shërbim për një pjesë të mjekëve ishte i domosdoshëm për të shmangur çdo lloj abuzimi që mund të jetë bërë me këto mjete, e shpesh duke ju faturuar bluzave të bardha. Hetime të shpeshta janë kryer edhe nga KLSH mbi sasitë e karburantit të harxhuar, apo veprimeve të tjera të kryera me këto mjete. Duhet kujtuar që në qarkun e Shkodrës shembujt që janë hasur kanë qenë nga më të ndryshmit dhe madje skandaloz në raste të caktuara, si në Vau Dejës ku mjeti ambulancës u kap i mbushur me dr.ogë, apo kur “sinjalet e alarmit” ndizeshin për të kryer punët personale dhe policia i konstatonte në shumë raste parakalimet e gabuara e të rrezikshme të këtyre drejtuesve të mjeteve.

leave a reply