Analistet e RAI 2 bejne ‘co.pash’ Edi Ramen, ia plasin te gjitha ne sy: Largove 500 mije shqiptare

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në programin televiziv “TG2 Post” të RAI 2 në Itali. Në një lidhje direkte nga Tirana ai këmbënguli se vendi nuk do shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi kriza është e krijuar artificialisht nga opozita.

“Kjo është një situatë mjaft e panjohur, nga ajo që çfarë kam shfletuar në librat e historisë, ka ndodhur në Italinë e viteve ‘20. Sikur opozita në Itali, opozita të thoshte duam një qeveri ndryshe se nuk mund të fitojmë me këta, por kjo është një gjë që nuk funksionon,” – tha Rama.

Por deklaratat e Ramës nuk janë pritur mirë nga analistët italianë në studio. Njëri prej tyre ishte Alberto Negri. Ai foli për një turmë të madhe njerëzish që kanë dalë në sheshet e Shqipërisë.

Kur Rama tha se “ky nuk është një revolucion popullor, por revoltë e pallatit të vjetër që po reagon për shkak se qeveria e tij po lu.fton dr.ogën dhe lojërat e fatit”, Negri iu kundërvu: “Pjesë e establishmentit jeni edhe ju. Është koha të merrni përgjegjësi”.

Negri i përmendi Ramës edhe marrjen si të pandehur të ish-ministrit të tij të brendshëm, Saimir Tahiri. Ai tha se në vend qarkullojnë 2 miliardë euro para të kr.imit, që përbëjnë një rrezik. Gazetari i tha Ramës se nga vendi janë larguar 500 mijë njerëz. “Nëse njerëzit emigrojnë, do të thotë se aty gjërat nuk janë mirë,” – tha analisti.

Një tjetër i ftuar në studio ishte edhe ish-kryeministri Masimo D’Alema. Ai i bëri thirrje presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se kanë punuar bashkë dikur, që të reagojë për situatën.

Ndërkohë, në editorialin e ditës nga TG2 u tha se Shqipëria është përballë një situate të vështirë, por BE dhe NATO nuk po reagojnë. Sipas tyre, ky është momenti që Italia të tregojë interes për atë që po ndodh në vendin fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *