Anuloi të gjitha koncertet, Ledri Vula tregon ç’i ka ndodhur

Pak ditë më parë u bë e ditur se reperi shumë i pëlqyer nga publiku e sidomos nga të rinjtë, Ledri Vula ka anuluar të gjitha koncertet ndërsa arsyeja nuk bëhej e ditur.

I ftuar sot në “E diell”, Ledri tregoi se është lodhur nga koncertet dhe ka vendosur që dy muaj të qëndrojë me familjen.

“Jam lodhur prej koncerteve, kam pasur brenda një viti 130 koncerte. Nuk kam qenë asnjë weekend në shtëpi, edhe gjatë verës, kam qenë 2 muaj rresht nëpër koncerte pa qenë fare në shtëpi, ndaj mora vendimin që të shkëputem dhe të marr veten dhe t’ia kthej të njëjtën energji që po më japin njerëzit si publik kur vijnë për të më parë”, u shpreh Ledri.

leave a reply