Arzu dj.eg provat që Kaja ka kundër saj ne menyren me te pabesueshme, ja ç’do ndodhë nesër në Xhenet

Arzu mëson se Kaja ka vr.arë padashje gruan e ar.mikut të tij, Xhihan, dhe se tani Xhihan kërkon ha.kmarrje ndaj Kajas. Arzu vihet në kërkim të Xhihanit, pasi ajo ka prova që fajësojnë Kajan për vr.asjen e gruas së tij. Kaja ndjen mungesën e Xhenetit, por Xhenet i flet ashpër. Arzu i shkon Kajas në shtëpi sëbashku me trupërojen.

Selim takon Melisën për t’i kërkuar që të bindë Xhenetin të rikthehet me të, ndërsa e ak.uzon se gjithçka ka qenë plan i saj. Arzu i kërkon Kajas të heqë dorë prej saj. Kaja i tregon Arzus ëndrrat që ka krijuar me të. Arzu sillet mirë me Kajan dhe ata përgatisin ushqimin sëbashku.

Djali me të cilin u zu Selim për Xhenetin kërkon ha.kmarrje. Kaja mëson se Arzu po divorcohet nga Mahir dhe mendon se ajo po ushqen ndjenja rreth tij. Qëllimi i Arzus është të marrë provat që fsheh Kaja kundër saj dhe Mahirit. Kaja dëgjon zhurma dhe bëhet dyshues. Arzu arrin të rikthehet në tualet para se Kaja ta shikojë në dhomën e saj.

Arzu i vë flakën zyrës së Kajas dhe më pas i thyen atij zemrën duke i thënë se nuk ka asnjë shans për ta. Kaja nxehet kur shikon zyrën e tij duke u dj.egur dhe kupton se Arzu i ka ngritur kurth. Arzu i dërgon Xhihanit një zarf anonim sëbashku me varësen e gruas së tij, duke i thënë se e di se kush është vr.asësi i bashkëshortes së tij.

Orhan vendos të largohet dhe i tregon Semës se Xhenet është një nga arsyet. Xhihan rrethon vendin e takimit me Arzun me trupëroja pasi mendon se është një k.urth, por sho.kohet kur shikon Arzun. Kaja e kupton se dikush i ka treguar Arzus për vendodhjen e provave kundër tyre në zyrën e tij dhe mendon se ky person është Selim.

Provat janë dje.gur plotësisht. Mahir i shkon Kajas në shtëpi dhe e rr.eh atë e më pas e kër.cënon që të qëndrojë larg Arzus e Melisës. Xhenet i tregon Mukadesit se Arzu e ka këshilluar që të mos i besojë qëllimeve të Melisës ndaj saj dhe Selimit. Xhenet fillon të dyshojë tek Melisa.

Orhan takon Xhenetin për t’u ndarë me të. Melisa i thotë Selimit se do të bindë Xhenetin që të pajtohet me të, por njëkohësisht e bën të dyshojë se Xhenet është ndarë prej tij, sepse nuk e do mjaftueshëm. Mahir shikon Arzun e lumtur dhe flirton me të.

Arzu vë në lojë Mahirin për faktin që ka rr.ahur Kajan. Xhihan vihet në kërkim të marrëdhënies së Arzus me Kajan.

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Xhenet”

leave a reply