Bixhoz me dashurinë/ Shivai i ben surprizen e madhe Anikës në mes të natës, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai shkon pranë Anikës, pavarësisht kërcënimeve të gjyshes. Ai i mban dorën dhe Anika i rrëfen se është shumë i uritur. Të dy kujtojnë pjatat e tmerrshme që kanë gatuar dhe qeshin. Shivai i propozon asaj që të dalin për të ngrënë, por Anika ka frikë se gjyshja mund t’i kapë bashkë. Shivai i thotë se nuk duhet të shqetësohen për këtë gjë, duke qenë se është shumë vonë dhe me siguri që gjyshja është në gjumë.

Të dy dëgjojnë zërin e gjyshes dhe fshihen nga frika. Rudra shikon gjyshen dhe mundohet ta ndalojë. Gjyshja i tregon se po shkon te dhoma e Anikës për t’i treguar asaj sfidën e rradhës. Rudra i thotë gjyshes se Anika ka rënë në gjumë pasi është lodhur shumë nga gatimi.

Gjyshja vendos të shkojë te Shivai, por Rudra i thotë se ai është në një telefonatë të rëndësishme pune. Rudra ja del mbanë të largojë gjyshen dhe çifti shpëtojnë. Shivai dhe Anika dalin fshehurazi nga dhoma për të ngrënë. Shivai i ofron asaj të hanë jashtë ushqimin e preferuar të Anikës, që ai vetë e përgatiti shumë keq.

Pinki i qahet Shaktit dhe i thotë se në shtëpinë e saj të gjithë janë kthyer me Anikën dhe i kanë kthyer asaj shpinën. Shakti e qorton dhe i thotë se gjithë kjo që po ndodh është pasojë e veprimeve të saja, ndërsa Anika ka ditur të fitojë zemrat dhe respektin e të gjithëve. Shakti i thotë se për të e kanë humbur të gjithë respektin.

Anika shikon nga larg, ndërsa Pinki qan e dëshpëruar. Anika dhe Shivai kalojnë momente të këndshme sëbashku, ndërkohë që ushqejnë dhe luajnë me njëri tjetrin. Anika i thotë se Pinki është shumë e trishtuar. Shivai largohet menjëherë sapo hapet kjo temë. Në mëngjes gjyshja prezanton çiftin me sfidën e re që i pret të dy.

Për të forcuar më shumë dashurinë midis tyre ata duhet të jetojnë për një ditë si të ishin tjetri. Të gjithëve u pëlqen kjo sfidë. Shivai shndërrohet menjëherë në Anika dhe të gjithë qeshin me mënyrën se si ai e imiton duke folur me sandalen. Më pas është rradha e Anikës që imiton Shivain kur thyen telefona dhe kur rregullon flokët. Të gjithë argëtohen.

Pinki afrohet dhe i thotë Shivait se ai kujdeset për të gjithë përveçse për nënën e tij. Anika i thotë se Shivai do të rregullojë gjithçka. Pinki i thotë se sado i zemëruar të jetë me të, ai mbetet biri i saj. Shivai largohet i xhindosur dhe i kërkon të mos e quajë bir. Pinki largohet mes lotësh.

Na ndiqni sërish nesër për episodin e rradhës në “Bixhoz me Dashurinë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *