Cmenduri në Tiranë, gruaja dë.nohet me bu.rg sepse vodhi patatina dhe molto per femijet

Drejtësia shqiptare çdo ditë e më tepër krijon çudira për shkak të vendimeve që merr, ku sot mund të lirojë një person të arre.stuar për vr.asje, ndërsa nesër dënon një tjetër se ka vje.dhur patatina. Për të tillë raste, gjyqtarët shqiptarë tregohen të patolerueshëm dhe respektojnë dizpozitat ligjore deri në fund. I tillë është dhe rasti i një 34-vjeçare me incialet G.A, e cila punonte si shitëse tek një supermarket në Tiranë.

“Shqiptarja.com” mëson se G.M është kapur nga administratori i supermarketit, pasi në koshin e mbeturinave kishte fshehur 11 copë patatina dhe disa artikuj të tjerë që ishin pjesë e supermarketit ku punonte vajza. G.A. që punonte si shitëse në këtë market, me një qese të zezë që përdoren për mbeturina, brenda se cilës kishte molto, patatina dhe tre bidona plastik me detergjente 1 litër të vjedhura nga ky market.

Tek koshi i plehrave

Kapja është kryer në momentin që ajo do t’i merrte këto sende nga vendi ku i kishte fshehur për t’i çuar në banesë. G.A. që punonte si shitëse në këtë market, me një qese të zezë që përdoren për mbeturina, brenda se cilës kishte molto, patatina dhe tre bidona plastic me detergjente 1 litër të vjed.hura nga ky market. Kapja është kryer në momentin që ajo do t’i merrte këto sende nga vendi ku i kishte fshehur për t’i çuar në banesë. Mallrat e vj.edhura jane sekuestruar nga policia gjyqesore dhe sipas procesverbalit te kqyrjes fizike kanë rezultuar një shishe plastike “Vanish Oxi action”, një shishe “Ajax Active Forcë” dhe një “Ajax Aroma Sensations”, “60 cope patatina “Chipsy Classic” të vogla; 11 cope patatina “Lays Max”; 10 cope patatina “Replay” dhe 7 cope molto. E gjithë vlera financiare e këtyre produkteve shkon në 47 mijë e 700 lek të vjetra.

Dëshmia: I mora, ja çova fëmijëve

G.A ka deklaruar para gjykatës se mbrëmjen e kaluar kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe kishte gjetur kutinë me patatina, molto dhe detergjentë që shiten në marketin, ku punonte, të cilat i ka lënë në një vend ku nuk binte në sy, pranë hyrjes së pasme të dyqanit. Të nesërmen në mëngjes, kur ka shkuar për t’i marrë dhe për t’i çuar në shtëpi, është ndaluar nga një shtetas në moshë, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka thënë vendin ku i kishte marrë. Duke menduar se punonjëset e dyqanit i kishin nxjerrë për t’i hedhur, ka vendosur t’ua çonte fëmijëve në shtëpi. Pavarëisht kësaj G.A, është arr.estuar nga policia në korrik 2018 dhe në 30 janar 2019 është dënuar me 6 muaj bu.rgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar G.A, është dën.uar me 4 muaj bu.rgim. Por kjo masë dënimi është pezulluar duke e venë në shërbim prove për një periudhe 8 mujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *