Deshton Basha! Një tjetër deputet i opozitës nuk e djeg mandatin?

Pas djegies së mandateve nga deputetët e Parlamentit, bëhet me dije se janë plot 11 kandidat nga PD dhe LSI që nuk kanë firmosur formularin për të hequr dorë nga mandate. 11 kandidatët i bashkëngjiten në këtë mënyrë 4 deputetëve që ende nuk kanë firmosur. Një ndër ta është edhe kandidati i LSI për Tiranën, Ylli Shehu.

I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, ish-deputeti u shpreh se është njoftuar nga KQZ dhe ka 10 ditë kohë për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Më tej Shehu shprehet se është duke e menduar dhe konsultuar rikthimin e tij në politikë pas gati dy vitesh mungese. “Unë nuk kam firmosur ende një deklaratë paraprake dorëheqjeje. Jam njoftuar nga KQZ për të drejtën e përfitimit të mandatit, dhe kam 10 ditë kohë të dorëzoj formularin e dekriminalizimit.

Deri atëherë kam kohë të mendohem dhe të konsultohem me gjithçka ndodh, pas shkëputjes gati 2 vjeçare me politikën aktive. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj për ta marrë gjithë kohën që kam në dispozicion për të thënë fjalën e fundit”, ka përfunduar reagimin e tij për Gazeta Shqiptare kandidati i LSI./GSH

leave a reply