E bujshme! Pse e ka ndryshuar Berisha emrin dhe datëlindjen? Spartak Braho hap ‘çantën e zezë’ dhe zbulon lidhjet me agjenturat serbe

Një nga deputetët më të vjetër të Parlamentit, Spartak Braho që dikur ka qenë dhe pjesë e sistemit të drejtësisë në komunizëm, dhe pas demokracisë i hyri politikës, ka publikuar një dokument ku tregon se ish-kryeministri Sali Berisha ka ndryshuar disa herë emrin dhe ditëlindjen.

– Zoti Braho, në intervistat e fundit që kemi bërë bashkë në DITA keni analizuar situatën aktuale politike në vend. Në ditën e protestës së parë të opozitës, deklaruat se Berishës i duheshin disa të vrarë, për të përsëritur skenarin e 2 prillit 1991 në Shkodër dhe ato të viteve 1997-98. Vazhdoni t’i qëndroni këtij mendimi?

– Pa dyshim që i qëndroj. Madje tani më është përforcuar kjo bindje, pasi kam parë dhe aktet e mëpasme ban.diteske të kësaj opozite, protestat, dje.gien e mandateve dhe deri te qëndrimet para ndërkombëtarëve që erdhën të vinin rregull. Në mendjet e kësaj opozite është ideja e fiksuare Sali Berishës për të përsëritur 1997-n, pra për t’ia vënë edhe njëherë zj.arrin Shqipërisë. Prandaj dhe ritheksoj se skenari i përgj.akjes është jo vetëm në mendjen e Berishës, por edhe të krejt opozitës. Tashmë ky skenar është i shpallur botërisht.

– Nuk keni ndonjë lëkundje në bindjen tuaj kur e sulmoni kaq ashpër Berishën? Mos ka ndonjë tendencë, pasi shef i opozitës është Basha dhe jo Berisha?

– E ke gabim, miku im. Akoma dyshoni apo besoni se Basha është shef opozite? Apo jeni naiv, gjë që unë nujk e besoj. Jo. Ai që bën ligjin në këtë farë opozite është vetëm një: Sali Berisha. Asaj që kam deklaruar para dy javësh, nuk i heq asnjë presje. Skenari ogurzi i Sali Berishës është vetëm një: Ta ndezë edhe njëherë tym e flakë Shqipërinë si në 97-n.

-Ju besoni se do t’ia arrijë këtij synimi?

– Jo. Nuk besoj. Edhe ata më të vërbërit kamikazë brenda asaj opozite besoj se e kanë kuptuar që ky është skenari i Berishës dhe nuk besoj se do të vetësakrifikohen për një njeri të falimentuar.

– Zoti Braho, në një intervistë të kohëve të fundit ju keni deklaruar se Sali Berisha u shërben agjenturave serbe dhe sllave. Kjo është një akuzë e rëndë për një politikan si Berisha që ka qenë edhe President edhe Kryeministër i Shqipërisë…

– E kam thënë dhe e përsëris dhe do ta provoj me dokumente se Sali Ram Berisha ka qenë dhe është agjent i disafishtë, i agjenturës serbe në radhë të parë. Ajo që tha një eksponent i lartë i FBI-së pak ditë më parë se Sali Berisha është një kukull në dorë të rusëve nuk duhet të vihet në dyshim. Nuk bëhet shaka me qëndrime të tilla…

– Mirëpo, duhen dokumente që ta provojnë një akuzë të tillë. Ende nuk ka dokumente që ta provojnë këtë bashkëpunim të Berishës me agjenturat e huaja. Pse duhet ta besojmë deklaratën tuaj?

– Ndërkohë që po më pyesje për këtë, unë po mendoja një film të famshëm të viteve të rinisë sime me titullin “Cili jeni ju, zoti Sorge?” Besoj se e mbani mend. Unë sot do të pyesja drejtpërdrejt: Cili je ti Sali Berisha?

– Më duket paksa i tepruar krahasimi i Sorges me Berishën. Edhe unë e kamparë filmin për Sorgen, por mendoj se ka një hiperbolizim në këtë rast?

– Mund të ketë një hiperbolë, madje dhe krahasimi mund të çalojë. Sepse Sorgeja donte ta shmangte luftën, ndërsa Saliu kërkon të na fusë në luftë, në një luftë vëllavrasëse. Kur thashë se: Cili je ti, Sali Berisha?, kisha parasysh disa fakte dhe dokumente që e vënë në dyshim identitetin e këtij njeriu të kr.iminalizuart deri në palcë…

– Për shembull?

– Ja, shiko këto dokumente. Sali Berisha ka ndryshuar disa herë si ditëlindjen, ashtu dhe emrin. Është një absurditet se si një njeri të ndryshojë me dashjen e tij identitetin. Pse duhet ta ndryshonte? Prandaj pyes se cili je ti, Sali Berisha? Unë disponoj dokumentet gjendjes civile ku ai figuron si i biri i Ramës dhe Shiqeres që ka lindur më 1 korrik 1944. Pse më vonë ai e ndërroi ditëlindjen për më 15 tetor? Si mund të ndërrohet ditëlindja? Por nuk është vetëm kjo. Në regjistrin themeltar ai figuron me emrin Salih. Një gërmë e shtuar apo e hequr në emër, atë e shndërron në një tjetër njeri. Pse ta ketë bërë këtë Saliu? Aq më tepër që këto ndryshime ika bërë pasi erdhi në pushtet pas vitit 1990…

– Pse ta ketë bërë këtë?

-Këtë e di vetëm ai, Sali Berisha. Por unë jam i sigurt se të gjitha këto do të zbardhen një ditë. Kemi përballë një kr.iminel dhe një antishqiptar që i ka sjellë vetëm dh.imbje dhe fatk.eqësi këtij vendi. A duhet t’i besohet këtij njeriu edhe nga opozita ku ai bën pjesë? Unë them se kjo opozitë duhet t’i thërresë mendjen dhe të mos vazhdojë të tërhiqet zva.rrë nga ky njeri që ka namin më të keq se edhe të Esat Toptanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *