E bujshme! Vetedorezohet ne polici i dashuri i Elvana Gjates pas v.rasjes ne Bllok

Është dorëzuar në Policinë e Tiranës, Ervin Mata, njëri prej personave të shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur në 4 Tetor të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vr.arë Fabian Gaxha dhe u pl.agosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj.

Mata është dorëzua në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit që mbrëmjen e së premtes, por policia ka qenë e rezervuar për të publikuar lajmin.

Mata qëndronte në arr.ati prej 5 muajsh. Hetimet e policisë nuk e kanë përcaktuar ende rolin e tij në kon.fliktin me ar.më. Njëra nga pistat e hetimit është ajo e një konflikti direkt të tij me Ervis Martinin.

Në polici është pyetur edhe e dashura e tij, këngëtarja Elvana Gjata, e cila rrëzoi pistën e she.rrit si pasojë e ngacmimit të saj nga Fabian Gaxha.

Pak kohë më parë, policia arr,estoi edhe bashkëpunëtorin e Ervin Matës, Fabio Allushin.

Tashmë në kërkim është vetëm komandoja 41-vjeçar Melviol Billo, i cili akuzohet se hapi zjarr duke lënë një të vr.arë dhe 2 të plagosur. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër biznesmen, i identifikuar si Eldi Dizdari. Të arr.estuar për ngjarjen janë Ervis Martinaj dhe Eljo Hato që mbetën të pl.agosur në atë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *