E bujshme/ Xhihan ha.kmerret ndaj Kajas për vr.asjen e gruas, ja ç’do ndodhë të hënën

Selim fillon të mendojë se Xhenet nuk e do me të vërtetë. Pënar i tregon Selimit se Halil i ka lënë asaj një vendtakim dhe se ai planifikon të largohet prej Kajas. Sojerët organizojnë një recepsion për fëmijët në nevojë. Kaja shkon i shoqëruar me Halilin dhe planifikon që të takohet me Arzun në recepsion.

Xhenet takon Selimin për t’u sqaruar me të. Nilgyn përzë Xhenetin, por Selim e mbron. Sema njeh Halilin. Xhenet i kërkon falje Selimit, por Selim nuk pranon faljen e saj. Selim i kërkon Xhenetit të provojë dashurinë e saj për të duke e zgjedhur atë mbi Melisën. Xhenet nuk pranon. Selim nuk beson se Xhenet e do dhe e paralajmëron Xhenetin se ka për t’i dhënë asaj një mësim të madh.

Xhihan dhuron një shumë të madhe parash për bamirësi dhe Arzu e prezanton si të ftuarin e nderit. Kaja shokohet kur shikon Xhihanin dhe Arzun sëbashku. Sema humbet Halilin dhe bëhet nervoze. Kaja ndjek pas Arzun kur e shikon vetëm. Arzu shtiret sikur nuk e di lidhjen e Kajas me Xhihanin. Mahir e kupton se Kaja po ndjek pas Arzun dhe i kundërvihet fizikisht Kajas.

She.rri mes Kajas dhe Mahirit tërheq vëmendjen të ftuarve. Kaja e paralajmëron Arzun se prezenca e Xhihanit është e rre.zikshme. Xhenetit i thyhet zemra nga fjalët e Selimit. Nilgyn shtiret si e mërzitur para Selimit për ndarjen e tij me Xhenetin. Selim i tregon Nilgynit se ka një plan për të marrë h.ak ndaj asaj që i ka ndodhur.

Sema ka njohur Halilin nga koha kur i ka dhënë paratë me pretendimin e Arzus se ai po i shan.tazhonte me fotografi të Mahirit me Ozlemin. Xhihan ballafaqohet me Kajan dhe e kërcënon duke i thënë se do t’i marrë nga duart personat e tij më të dashur. Ai i jep Kajas 2 ditë kohë.

Halil i rrëfen Kajas se Sema e ka njohur. Kaja është i trembur për jetën e Arzus dhe Xhenetit. Selim fillon të sillet mirë me Melisën dhe kjo gjë i pëlqen asaj. Arzu organizon një mbledhje me gjithë ortakët e kompanisë për të sqaruar Kajan për të drejtat dhe detyrimet e tij si ortak.

Kaja i kërkon Arzus të flasin vetëm, por Mahir nuk i lejon. Kaja nxeh Selimin duke i thënë se Xhenet e ka braktisur pasi ai nuk është mjaftueshëm burrë. Ozlem përpiqet të ndryshojë rezultatin e AND-së përmes dashnorit të saj.

Semës i bën përshtypje kur shikon zarfin e saj hapur dhe dyshon tek Ozlem, por në zarf ka vetëm fotografi të mbrëmjes. Sema vihet në kërkim të Halilit. Xhihan shkon në kompaninë e Sojerëve për të ndërtuar një jetimore të re.

Arzu cakton Melisën që të punojë për projektin e jetimores dhe planifikon që të bindë Xhenetin të punojë me Melisën. Xhenet vihet në kërkim të një pune, por puna është poshtë kualifikimit të saj. Xhenet pranon të punojë me rrogë minimale për të mbajtur ekonominë e shtëpisë. Kaja trembet kur shikon Xhihanin pranë Arzus në kompani.

Na ndiqni sërish të hënën për serinë e rradhës në “Xhenet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *