“E ekzekutova se me ngacmoi gruan”, flet vëllai i 45-vjecarit te vr.are nga fqinji: Po mashtron, ja cfare ndodhi ne te vertete

Martin Ndreca u vr.a nga fqinji i tij të dielën e kaluar në Durrës. Autori i ek.zekutimit, Ndue Zefi u dorëzua dy ditë pas ngjarjes në policinë e Shkodrës, ndërsa kohë që gjatë marrjes në pyetje deklaroi se kishte kryer një veprim të tillë për çështje nderi.

Por, vëllai i 45-vjecarit sqaron se e vërteta është krejtësisht ndryshe. E gjitha ka nisur nga një sherr ba.nal në lokal ku autori ishte në gjendje të dehur. Ndërsa në momentin e të shtënave në makinën e vi.ktimës, ka qenë dhe djali 10 vjeç.

A njihej vëllai juaj me autorin?

Ne e kemi pasur të njohur Ndue Zefin, por nuk është se kemi pasur ndonjë afrimitet me të. Kemi qenë afër me shtëpi në Adriatik të Kurbinit. Banesat kishin një distancë prej 200 metrash me njëratjetrën.

A mund të na tregoni si ka ndodhur ngjarja?

Vëllai im atë natë ka qenë në të njëjtin lokal me autorin në Durrës, por jo në të njëjtën tavolinë siç është thënë në media. Martini ka qenë bashkë me djalin e tij 10 vjeç dhe me disa persona të tjerë. Në një moment, autori i ka thënë Martinit pse e shikonte dhe e ka ofenduar. Sipas dëshmitarëve, aty kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas autori është larguar.

Po më pas, çfarë ka ndodhur?

Martini ka qëndruar dhe 20 minuta në lokal dhe më pas ka marrë makinën dhe është larguar bashkë me djalin për të shkuar në shtëpi. Pak metra pa arritur te banesa, autori i ka dalë para dhe i ka bllokuar rrugën me automjetin e tij. Martini ka zbritur dhe sipas djalit që ka qenë me të, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Pas konfliktit vëllai është nisur për të ikur, ndërsa autori ka shkuar te makina dhe ka marrë ar.mën. Ka që.lluar me 5 pl.umba në drejtim të makinës dhe dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore, duke i shkaktuar vd.ekjen.

Po djali që ishte në makinë, si ka vepruar?

Djali ka qenë në ulësen e përparme të makinës së bashku me të atin. Kur është që.lluar Martini, djali ka ulur kokën dhe fatmirësisht ka shpëtuar për mrekulli. Makina më pas ka humbur kontrollin dhe ka ecur 200 metra në gjendje të lirë, duke u për.plasur me një mjet tjetër. Djali më pas, i traumatizuar ka kërkuar ndihmë dhe është larguar me vrap në këmbë. Pasi ka që.lluar, autori është afruar te makina pasi e ka parë që Martini kishte vd.ekur, është larguar me shpejtësi. Djali ka shkuar në shtëpi dhe i ka thënë nënës së tij për atë çfarë kishte ndodhur.

Mendoni se ka pasur diçka tjetër përtej she.rrit, çështje nderi siç ka pretenduar autori?

Nuk është aspak e vërtetë që kr.imi të ketë ndodhur për çështje nderi. Vëllai ka jetuar jashtë shtetit prej shumë vitesh dhe në Shqipëri vinte vetëm për pushime. Ai nuk ka pasur fare afrimitet me Ndue Zefin dhe pretendimet e atij se e ka kryer kr.imin për çështje nderi, nuk ekzistojnë. Atë e ka thënë vetëm për të mbrojtur veten dhe për të pasur lehtësira. Ngjarja na ka tr.onditur shumë si familje dhe kërkoj që ai të marrë dënimin që i takon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *