E ker.cenuan se do përjashtohej nga PD, reagon urgjent Rudina Hajdari

Pas deklaratës së sekretarit të Mardhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Gert Bogdani, i cili u shpreh se PD nuk mund të veprojë me dy standarde kur vjen puna tek djegia e mandateve dhe përjashtimi nga partia.

Pas kësaj ka reaguar menjëherë deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari.

Në një postim në Twitter, Hajadari, vajza e liderit të lëvizjes studentore të 1990, Azem Hajdari me ironi shkruan:

Mirë që ta dimë.”
Në po këtë postim, Hajdari ka etiketuar, mesa duket për t’i vënë në dijeni, një sërë institucionesh dhe politikanë të rëndësishëm perëndimorë duke nisur nga Ambasada e SHBA në Tiranë deri te Departamenti amerikan për Punët e Jashtme.

Por sërish mbrëmjen e djeshme edhe ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se Hajdari do të ketë të njëjtin fat si deputeti demokrat i Lushnjes, Myslim Murrizi, i cili u përjashtua nga çdo funksion në PD, pasi doli kundër vendimit të partisë për djegien e mandateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *