Ermal Mamaqi shkon me “The SHBLSH” në ‘Portokalli’, por ja kush ishte arsyeja e vërtetë

Ndërsa prej vitesh është autor dhe moderator i emisionit të tij, fillimet e Ermal Mamaqit në televizion ishin si aktor humori te “Portokallia”. Dhe ashtu siç u njoftua një ditë më parë, ai u shfaq sot në skenën e programit të humorit.

Ermali u shfaq në rolin e Xhimit, me trupin e mbushur me tatuazhe, me veshjen sportive, me vetullat e bashkuara dhe me mustaqe.

Me këtë imazh e kemi parë vite më parë në rolin e “të fortit” në grupin “The SHBLSH”.

Ndërsa Ermali u shpreh se e kishte marrë malli, arsyeja që u rikthye në “Portokalli” duket se ishte filmi i tij.

Si një marketing i fshehur në fund të skeçit, Ermali përmend filmin “2 gisht mjaltë”, ndërsa dikush i kërkon në telefon dy bileta.

Kujtojmë se projekti do të prezantohet në kinema më 28 mars, ndërsa pjesë e tij është dhe këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata.

leave a reply