Fleckenstein fyu Kryemadhin, plas b*mben Berisha: Kane dale fjale qe nje femer ‘qe u puth sot’ ka gisht

Raportuesi per Shqiperine Knut Fleckenstein u shpreh i keqardhur per biseden qe kishte pasur me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi prej te ciles kishte kuptuar sikur sdonte tja dinte per zgjidhjen e krizes qe ka kapluar politiken shqiptare. Deklaraten e tij e ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha në “360 Gradë” ku tha:

“Knut gaboi. Së pari nuk i takon atij të përdor formula siç i thotë Edi Rama. Së dyti, gosipi është gosip dhe tani nga darka fliste për “shershe la femme”. Ai dëshpërim që shtyu atë në urrejtje personale ndaj Monikës, gojët e liga thonë se ajo mund t’i ketë prishur diku punë”.

Zheji: Mos është fjala për ndonjë ish-ambasadore?

Berisha: Nuk e di! Nuk shkoj aq thellë. Unë them që nuk bëri mirë që i tha ato. Jam i bindur që i nderuari deputet, po t’i gjykonte sonte, do t’i hiqte ato që tha ndaj një zonje, që është kryetare partie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *