Historia e serialit më të ri “Vr.asje të vogla”, ar.miket që do ju mbajnë mbërthyer para ekranit

I shpallur “Seriali më i mirë i vitit”, Vr.asje të vogla do të kthehet shumë shpejt në serialin tuaj të preferuar. “Vr.asje të vogla” do të nisë transmetimin nesër në TV Klan në orën 18:20.


Seriali ka në qendër katër femra të pasura, Oja, Merve, Pelin dhe Arzu. Të katërta kanë qenë shoqe në fëmijëri, por një ngjarje e ndodhur gjatë një ekskursioni do t’i bëjë ato ar.mike.

Në kohën e gjimnazit: Merve, Pelin dhe Arzu ak.uzojnë Ojan se ka të dashur profesorin e saj dhe i punojnë një rreng. Oja dhe profesori i saj përjashtohen nga shkolla edhe pse mes tyre nuk ka asgjë. Oja tenton vetëvr.asjen dhe kalon një periudhë të vështirë. Familja e saj nuk e beson dhe profesori i qëndron pranë.

Pas 20 vitesh: Oja rikthehet në lagjen e vjetër dhe takohet me tre mikeshat, Merven, Pelinin dhe Arzun. Ato janë të martuara e janë bërë me fëmijë. Ndërsa Oja është beqare dhe një femër e suksesshme në karrierë.

Tre mikeshat nuk e presin mirë rikthimin e Ojas dhe mendojnë se ka ardhur të hakmerret. Dhe në fakt kështu ndodh. Oja vendos të ha.kmerret pas 20 vitesh. Mirëpo kjo ha.kmarrje nuk do të jetë e lehtë për të pasi ka përballë një ar.mike shumë të fortë, Merven.

Në qendër të serialit do të jetë edhe historia e dashurisë së Ojas me Serhanin. Serhan është bashkëshorti i Merves. Ndonëse i martuar, ai dashurohet me Ojan.

Ndërkohë edhe Arzun e tra.dhëton bashkëshorti i saj, Mehmet me një vajzë të re, Burxhun. Arzus do t’i shkatërrohet bota kur të mësojë këtë tra.dhëti ndërkohë që mikeshat e saj të ngushta, Merve dhe Pelin ja mbanin të fshehtë.

Ndërsa Pelin është e martuar me Tajlanin. Por as ata nuk janë një çift i lumtur edhe pse në dukje duken kështu. Tajlan ka qenë i dashuruar me Ojan në vitet e gjimnazit dhe rikthimi i saj do t’i ndezë sërish ndjenjat, do fusë xhelozinë mes tyre dhe she.rret në familje.

A do ja arrijë Oja të ha.kmerret ndaj mikeshave? Si do të vazhdojë historia e saj me Serhanin? Po Merve çfarë do bëjë për ta ndaluar Ojan? Këto na mbetet t’i mësojmë duke parë çdo pasdite “Vr.asje të vogla” në TV Klan.

leave a reply