Identike, Orinda Huta prezanton motrën dhe ngjajnë si binjake

Moderatorja e njohur Orinda Huta është padyshim një ndër personazhet që komentohet shpesh në mediat rozë. Bukuroshja bjonde prej vitesh ka sjell një sërë emisionesh që janë pëlqyer dhe ndjekur nga publiku.

Dita e sotme është shumë e veçantë për moderatoren pasi motra e saj feston ditëlindjen. Si rrallëherë, Orinda ka publikuar një foto të motrës dhe pranë postimit ka shkruar një urim të ëmbël për të.

“Gëzuar ditëlindjen, shpirti im. Jam e lumtur dhe e bekuar që të kam. Të dua, motra ime“, ka shkruar pranë fotos Orinda. Të gjithëve u ka rënë në sy ngjashmëria e madhe mes tyre. Ato kanë të njëjtat tipare, mirëpo Silvana ndryshe nga Orinda është brune.

leave a reply