Kush merr më shumë lekë në koncerte Majk apo Geti

Majk dhe Geti janë dy reperë shumë të pëlqyer nga publiku e që bashkëpunimet e tyre kanë rezultuar shumë të suksesshme si këngët “S’jena mo”, “Ajo”, “Paris Milano” etj. Majk dhe Geti bëjnë namin me koncerte të cilat mbushen gjithnjë plot.

Duke qenë kaq shumë të suksesshëm, sigurisht që dy reperët paguhen mirë, por cili prej tyre paguhet më shumë. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Majk u shpreh se nuk e ka idenë sa paguhet Geti prandaj nuk mund të bëjë një krahasim se cili merr më shumë para.

“Nuk e di sa merr ai. Për lekët e tij pyet atë, për lekët e mia më pyet mua”, u shpreh Majk.

leave a reply