Ngjarja e bujshme, ja çfarë dyshon pro.kuroria për të fejuarin e Elvana Gjatës, behet fjale per miliona

Pr.okuroria e Tiranës mësohet se do i marrë dëshminë Ervin Matës javën që vjen, lidhur me ngjarjen e 5 tetorit në ish Bllok.

Por për motivet e saj, mësohet se është duke u hetuar edhe pista e pri.shjes së marrëveshjeve në biznes, mes tij dhe njerëzve të afërt të Ervis Martinajt.

Gjatë këtyre muajve, prokuroria ka ndjekur një sërë drejtimesh për të zbardhur motivet e ngjarjes me një të v.rarë e dy të pl.agosur në ish-Bllok, ndërsa duket se nga.cmimi i së fejuarës së Matës, këngëtares Elvana Gjata, nuk i ka bindur fortë hetuesit.

Këta të fundit janë duke kryer verifikime edhe për shkaqet e tjera të dala gjatë hetimeve. Kështu, burime konfirmojnë për “Panorama” se është duke u verifikuar bashkëpunimi në biznes mes Matës dhe disa personave pranë Martinajt.

Këta persona kanë pasur disa prona kryesisht në Tiranë, por jo vetëm, në të cilat Mata ishte në rolin e investitorit. Për këtë marrëdhënie, ata kanë pasur edhe kontrata bashkëpunimi dhe është duke u parë nëse konf.likti mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve mes tyre.

Burimet thonë se ende nuk ka një rezultat nga këto verifikime, por hetimet vazhdojnë, ndërsa gjatë javës që vjen, biznesmeni, i cili tashmë është në masën e sig.urisë “Detyrim paraqitje”, do të merret në pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *