Ngjarja e tm.errshme në Itali, vjen fundi tr.agjik për shqiptarin që u ‘gri’ në makinerinë e ëmbëlsirave’

Arjan Cekani, shqiptari që punonte në një pastiçeri në Itali, ka nderuar jetë sot pas një aks.identi të rëndë në punë. Ai ishte shtruar në Spitalin “Niguarda” në Milano, por pas pl.agëve të rënda që mori nga ak.sidenti në punë, sot ka ndërruar jetë.

Sipas mediave italiane, Cekani kishte tentuar të zhbllokonte makinerinë e punës, por krahu i tij u kap në ingranazh dhe u thith nga makineria. Ngjante si skena e një filmi ho.rror ajo që u shfaq para syve të forcave ndërhyrjes së shpejtë, të cilët ndërhynë në firmën e pastiçerisë “Piuma d’Oro”.

40 vjeçari, me origjinë shqiptare, baba i dy fëmijëve ishte rezident në Casirate, i punësuar me një kontratë me afat të caktuar për këtë periudhë me ngarkesë prodhimit, vd.iq si pasojë e pla.gëve të marra në aks.identin tr.agjik.

Bashkëshortja e tij, u bë dëshmitare kur ndodhi ak.sidenti i rëndë dhe humbi ndjenjat kur pa bashkëshortin të pla.gosur rëndë. Në vend shkuan menjëherë të lajmëruar nga punonjësit e tjerë, urgjenca e spitalit të Treviglios, një helikopter nga Bergamo, zja.rrfikësit, teknikë dhe agjentë të Komisartiatit të Policisë së Treviglios.

Fillimisht ishin zjar.rfikësit ata që nxorën nga makineria 40-vjeçarin, i cili pësoi një arr.est kardiak për shkak të hemo.rragjisë së madhe. Menjëherë u reanimua dhe më pas u transportua me helikopter për në spital.

Mjekët e futën në një operacion të vështirë për t’i shpëtuar krahun, por gjendja e shqiptarit mbeti kritike deri mbrëmjen e kaluar, kur spitali njoftoi vd.ekjen e tij. Arjani kishte shkuar në Itali njëzet vjet më parë, e më pas kishte kaluar një jetë me sak.rifica për t’i dhënë familjes së tij një të ardhme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *