Prindër të verbër e vajza e vogël prekur nga sëmundja e rëndë: O zot me ndihmo te v.des

Edhe varfëria e ka të vështirë të jetoj në këtë familjen në fshatin Gjyralë në Cërrik.

Mjerimi dhe kriza ekonomike ka bërë që familja Hoxha të ngre zërin për ndihmë, ata janë dy vëllezër kryefamiljarë Agim dhe Jance Hoxha madje ky I fundit ka më shumë se 30 vite që kanë humbur shikimin.

Ja cfarë kërkojnë mbi të gjitha ata!

“Sot, që të dy vëllezërit janë të verbër dhe të paaftë për punë.

Ata jetojnë vetëm më të ardhurat mujore që përfitojnë nga kempi. Për Agimin, barra është e dyfishtë, pasi ai ka edhe një vajzë të vogël për t’u kujdesur, ndërsa kushtet e saj shëndetësore përkeqësohen çdo ditë e më shumë nga alergjia që rëndohet nga kushtet e këqija të shtëpisë.

Ndërkohë Jaçe Hoxhën pamundësia ekonomike e ka detyruar që prej më shumë se 20 vitesh të vuajë dhimbje të syve, pasi për të ka qenë i pamundur sigurimi i një vizite tek okulisti. Veç kësaj, ai vuan edhe nga sëmundje të tjera të cilat kërkojnë kujdes mjekësor të vazhdueshëm.

Barrën më të madhe për t’u kujdesur për burrin dhe kunatin e verbër si dhe vajzën vetëm 5-vjeçe, e ka Borjana, e cila pavarësisht se ka mbaruar studimet për infermieri, nuk ka mundur të gjejë një punë, shikohet në kamerat e Fax News. Ajo tregon se paaftësia e burrit dhe e kunatit ka bërë që ajo të jetë e detyruar të qëndrojë në shtëpi, pasi për ta është e pamundur të lëvizin pa shoqërues.

Nënës i qan zemra edhe për vajzën e sëmurë, ndaj apelon për ndihmë”-shkruan Faxnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *