Pushime në Maldive me te dashurin milioner, fansat kapin detajin qesharak në foton e Luanës

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të komentuara kjo për shkak të pamjes së saj dhe jetës private. Ditët e fundit ajo ndodhet Maldive, ku dyshohet nën shoqërinë e të dashurit të saj Krenar Çoçaj është duke kaluar pushimet në resortin super luksoz.

“Grand Park Kodhipparu” quhet resorti ku vetëm një natë kushton minimumi 650 dollarë. Vila e tyre luksoze ka dalje në oqean dhe rrjetë për të bërë banjo dielli e foto Instagrami.

Moderatorja e njohur duket se e ka “lëshuar edhe dorën” me fotot tejet provokuese të postuara në rrjetet sociale. Me bikini dhe në pozicione të “nxehta”, Luana tregon hiret e saj.

Mirëpo moderatorja seksi, nuk i ka kursyer aspak fotot e videot seksi dhe na duhet ta pranojmë që “e ka djegur” fare. Por në një foto ka marrë disa kritika nga fansat, pasi i thanë që nuk shkohet në plazh me taka.

Mesa duket Luana nuk e ka vrarë mendjen për komentet që i janë bërë dhe i ka veshur sërish këpucët me taka me një fustan rozë të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *