Rama i veshur me xhupin e Liverpool-it, trajneri Jurgen Klopp bën gjestin që nuk ua merr mendja (Foto)

Edi Rama përfundon në lupën e Jurgen Klop, trajnerit gjerman të Liverpulit që po udhëheq kampionatin anglez dhe ka ngritur peshë tifozërinë e “The Reds”, që shpreson të fitojë titullin kampion pas 28 vitesh mungesë.

Klop i ka dedikuar një status në profilin e tij ne “Facebook” kryeministrit Rama, teksa shkruan se “me xhupin e Liverpulit, as Edi Rama tashmë nuk do të jetë më kurrë vetëm” referuar himnit të famshëm të Liverpulit “You’ll never walk alone”.

Gjithsesi trajneri Klop ndoshta nuk e di se Shqipëria është një nga vendet e Europës që ka ndaluar me ligj kompanitë e basteve, ndaj edhe xhupi që ka veshur Rama në një formë është i jashtëligjshëm pasi kompania “BetVictor” është e paaksesueshme në vendin tonë.

Kryeministri i Shqipërisë është një tifoz futbolli dhe më konkretisht fans i Juventusit, por në të shkuarën është shfaqur në publik dhe me xhupin e Bajernit të Mynihut.

Kjo nuk është hera e parë që Jurgen Klop shkruan për Shqipërinë, teksa më herët në prag të Botërorit Rusi 2018, postoi foton e dy tifozeve seksi kuqezi me komentin: “Kjo është arsyeja përse na mungon Shqipëria ne Kupën e Botës”.

leave a reply