Rrëfehet Uindi Haxhia: Nuk e kam bërë kurrë …

Motra e Encës, Uindi është bërë tashmë po aq e famshme sa këngëtarja dhe është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në media. Çdo e re nga Uindi përbën lajm dhe sidomos fotot provokuese apo deklaratat e bujshme.

Prej disa kohësh Uindi është bërë Youtuber dhe me videot që poston ka zbuluar shumë prej jetës së saj. Në videon e fundit makeup artistja flet për mendimet e gabuara që njerëzit kanë krijuar për të dhe ka zbuluar një të pathënë.

“Ju nuk dini asnjë person me të cilin unë kam bërë seks sepse jetën time e mbaj shumë private. Nëse ndonjëri prej jush ka ndonjë shok që ka folur me mua kur isha 14, 15 vjeç dhe kujtoni se kam bërë seks, më vjen keq t’ju informoj që ju ka gënjyer. Unë kam bërë kurrë seks nën 18 vjeç dhe nuk kam bërë kurrë seks me shqiptar”, është shprehur Uindi.

leave a reply