Telenovela Bixhoz me dashurinë/ Zvetlana martohet me Abajin, gjendet prova e madhe, ja ç’do ndodhë këtë javë

Shivai dhe Anika mbeten vetëm në shtëpi dhe kalojnë moment in.time. Abaj gjen provën që kërkonte dhe mëson se ai që ka ndezur zjarrin ka qenë Texhi. Abaj ja prish lumturinë familjes Oberoi dhe i aku.zon për vra.sjen e babait të tij. Ai deklaron para të gjithëve se është një Oberoi.

Gjyshja tregon padrejtësinë që Texh dhe Shakti i kanë bërë babait të Abajit. Zvetlana ja merr Abajit provën që ai ka kundër familjes Oberoi. Gjyshja ndihet fajtore që ka mbajtur anën e Texhit dhe Shaktit dhe kërkon të rikthejë në shtëpi Abajin. Shivai i kërkon Abajit të rikthehet në shtëpinë Oberoi.

Texh inatoset me Shivain dhe nuk dëshiron që Abaj të rikthehet. Shivai, Om dhe Rudra e pranojnë Abajin si vëllain e tyre. Abaj prezanton Zvetlanën si bashkëshorten e tij. Shivai e përzë Zvetlanën nga shtëpia.

Zvetlana kër.cënon Shivain se do e nxjerrë në televizor videon ku Texh i vë zjarrin fabrikës. Shivai vendos që Zvetlana të qëndrojë në shtëpinë Oberoi por Anika e kundërshton. Zvetlana përpiqet të lëndojë Anikën. Anika, Gori dhe Bavja bëjnë plan për të shkatërruar Zvetlanën. Zvetlana mëson planin e tyre dhe i bën keq Gorit.

Anika e turpëron Zvetlanën para të gjithëve. Rudra përzë Zvetlanën nga shtëpia por ajo betohet se do hak.merret. Zvetlana kërcënon se do vr.asë Rudrën. Il giornale dei Albanesi

leave a reply