Tro,nditet Divjaka/ 13 vjecarja ngacmohet sek.sualisht, policia i ben te pabesueshmen babait

Ditën e sotme është denoncuar një rast ku një 55-vjecar ka ngacmuar se*sualisht një vajzë nga Divjaka. Ka qenë emisioni “Stop” ai që ka zbuluar një tjetër pistë të kësaj ngjarje që po çmendë të gjithë Evropën dhe botën me përdhu*imet që kanë ndodhur këto kohë në Shqipëri dhe shqiptarët nëpër botë.

Babai i vajzës ka shkuar të denoncojë ngjarjen në polici, por këta të fundit e kanë dh.unuar atë, duke e bërë që këtë situata ta zgjidh sipas mënyrës së tij. Dhe shikoni çfarë ka ndodhur:

E plote:

“E mitura ka treguar se është ngacmuar seksualisht nga një 55-vjeçar, banor i fshatit Çermë Sektor ku jeton edhe familja e vajzës. Nga informacione policore, por edhe dëshmi të vet banorëve, 55-vjeçari është person me precedent për raste të ngjashme. Për shkak të veprimeve të pahijshme nga 55-vjeçari, 13-vjeçarja nuk shkoi në shkollë për 1 muaj. Deri sa ngjarjen e zbuloi gjyshja e vajzës.

Gazetari- Kur e more vesh? Sa kohë ka?

Prindi- Unë, si prind, e mora vesh, kur më tha vajza, unë gati një javë, që përpiqem…

Gazetari- Një javë?

Gazetari-Vajza shkon në shkollë? Në ça shkolle?

Prindi- Shkon në shkollë, është në klasë të 6-të.

Vajza- Në klasë të 7-të.

Gazetari- Në kë shkollë?

Prindi- Çermë sektor Tërbufit, është këtu.

Gjyshja- Vinte këtu, vinte atje. Po ku di unë, ça bënte me të. Erdhën masandej dhe kërkuan këtë e unë jam vetë dhe nuk flas dot. Thashë unë-“Mirela t’keqen nëna, pse nuk shko në shkollë ti”? Shko mi bir në shkollë, se edhe 2 muaj shkollë ke. U ul këtu kjo, o nëne tha, e di si është muhabeti? Mua më ngacmon një burrë,- tha. I thashë unë: të ishte çun po hajde, si apo jo. I thashë çupës: po kush është ky burrë mi? E ka lagjen këtu, jo ky pallat, pallati tjetër.

Gazetari- Ju e njihnit edhe më përpara?

Familjarët- Po oreee, njihemi!

Prindi– Çun fshati.

Gjyshja-I ati i ka vdek. Në Billar janë këto, ai është i treti, që bëhet ky, si denoncim, është i treti. Një herë u rraf ai nga një i një familje këtu, dajon, nusen dhe çun.

E mitura: Atë ditë kur isha me shoqet dhe me shokët, erdhi papritur një burrë aty edhe më tregonte 10 mijë Lekë, më bënte me gjuhë. Hajde këtu….Edhe kur ikja për të blerë për të ngrënë, më ndiqte nga mbrapa. Prapë atë veprim tregonte. Ka bërë 1 muaj.

Pasi mësuan çfarë kishte ndodhur, babai i së miturës shkoi në polici dhe bëri denoncim. Atë ditë, 55-vjeçari i dyshuar u arrestua, por u la i lirë pas disa orësh, rreth orës 24:00. Atë mbrëmje, në shtëpinë e vajzës shkoi shefi i krimeve të policisë, që sipas familjarëve quhet Valter. Në kushte të papranueshme, ai i mori të miturës firmën për një procesverbal lidhur me denoncimin e bërë për ngacmim seksual, në mungesë të prindërve dhe të psikologëve.

Prindi- Nejse unë marr fëmijën, mora fëmijën dhe shkoj në polici, takoj inspektorin dhe i them: këtu këtu e kam hallin. Po, thanë ata,- urdhëro brenda!

Gazetari- Bëre denoncim? Nuk mori firmë?

Prindi- Po, po!

Gazetari- Ose ndonjë dokument?

Prindi– Po!

Gazetari- E mori një kopje? Kush është ky polici? Si quhet?

Vajza-Valteri!

Prindi- Valteri babi…, eee. E kam dhe numrin e tel këtu, atë e arrestuan mesa pashë unë.

Gazetari- Erdhi polici këtu?

Prindi- Po po! Komplet erdhi policia, interesimin atje e pashë në birucë, epo thashë unë:- bravo shtetit!

Gazetari- E arrestuan atë, çfarë ndodhi pastaj?

Prindi- E arrestuan, kur vij në shpi unë, shikoj unë, fillojnë komshinjtë, gjynah të shkretit fukara, se s’kanë lekë, paguan lekë e nxorën maniakun.

Gazetari- Kur doli ai?

Prindi- Po atë ditë ka dalë. Unë erdha në shpi, në orën 3 erdha unë, në orën 12 të natës, ka ardh ai në shpi. Vjen inspektori pastaj, i policisë këtu.

Gazetari- Ky Valteri?

Prindi- Po!

Gazetari- Vjen këtu në shpi?

Prindi-Po! Nxjerr babin, mamin, kalamajtë, ja si janë tani këta!

Gazetari- Po ti ku ishe?

Prindi– Dola për punë.

Gazetari- E kuptoj! Po pse ju nxori juve? Cfarë ju tha? Dilni jashtë, për çfarë?

Gjyshi- I thashë unë, pse na nxjerr jashtë? Ik tha, se kam një çikë punë me gocën dhe me plakën tane!

Gjyshja- Valteri më tha mua:- goca tha, do firmosi këtu, se atje nuk ka firmosur.

Prindi– Ka marrë firmë këtu në shpi.

Gazetari– Po kshu e lexoi atë, kur firmosi?
Gjyshja– Jo, jo, jo! Nuk e nxorri fare ai. Ai nxori letrën aty, se jam grua plakë jam 60 e ca vjeçe unë.

Gazetari– Po!

Gjyshja- Unë, pavarësisht, që më ashtu sëmundja…, nxori letrën.

Gazetari– Sa ndenji këtu në shpi ai? Cfarë të tha ty fiks, ja ta dëgjojmë pak vajzën?

Vajza– Ai më tha mua: nuk ke firmosur ti,- më tha dhe firmos këtu dhe iku ai.

Gazetari- Kaq?

Gjyshja- Po!

Por, shefi i krimeve i quajtur Valter, nuk u ndal me kaq. Ai shkoi në shkollën e vajzës për t’i marrë një deklaratë, sërish pa praninë e prindërve apo psikologut. Drejtori i shkollës pranoi vizitën inspektorit të policisë dhe firmat e marra nga nxënësja.

Stop-i- Ju jeni në dijeni të rastit, ne po investigojmë, për procedurën e policisë. Pse ka ardhur ai Shefi i Krimeve në shkollë? Jeni në dijeni? Ju ka lexuar ndonjë dokument?

Drejtori Shkollës Cermë Sektor-Ishte deklarata e të drejtave, që ka vajza, ai erdhi në shkollë dhe unë në prezencë të nëndrejtoreshës, se s’mund të ishim vetëm ne në prezencë të atyre, ia lexoi nëndrejtoresha dhe i tha, që ke të drejtë k’të, k’të, k’të dhe thjesht i mori vetëm firmën. Ishte procedura e tij, …nuk, se varemi ne…

Stop-i-E lexove atë cfarë shkruante në fletë?

Drejtori Shkollës Cermë Sektor- Po, po…

Stop-i- Po cfarë thotë?

Drejtori Shkollës Cermë Sektor – E lexoi nëndrejtoresha, se ishim…

Stop-i- Po pse duhet t’ia merrte tek shkolla ai vajzës, vetë? Pa praninë e psikologëve, pa praninë e prindërve?

Drejtori Shkollës Cermë Sektor – Ishte proceduara e tij, nuk është, se…Biles unë i thashë mund ta kemi një kopje, mund të thërrasim prindin? Jo,- tha ai,- nuk është ndonjë gjë për t’u shqetësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *