U nda nga i dashuri! Pronarja e Top Channel, Lori Hoxha merr vendimin e pabesueshem! Çfarë ka ndodhur me të? (foto)

Gjithmonë në postimet e saj ka treguar se është një vajzë plot besim te vetja dhe shumë pozitive. Por, duket se të gjithë kanë momente të dobëta. Pikërisht kjo mund t’i ketë ndodhur dhe Lori Hoxhës pas ndarjes nga i dashuri.

Në tetor të vitit të kaluar, ajo u zhvendos për të jetuar në Londër, ku po ndjek shkollën dhe ka nisur një etapë të re të jetës. Herë pas here, blogerja publikon momente të ndryshme nga përditshmëria në Londër, mirëpo së fundi, me siguri Lori i ka merakosur fansat e saj.

Pasi u largua nga Shqipëria, Lori ka vendosur të largohet edhe nga rrjetet sociale. Ajo ka vendosur të mbyllë llogarinë në Instagram megjithëse ndiqet nga një numër i madh fansash, pa dhënë asnjë shpjegim në lidhje me veprimin e saj dhe ende nuk dihet sa kohë do të zgjasë ky vendim. Kujtojmë se pak kohë më parë ajo u përfol dhe për ndarjen me Vis Bajtraktarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *