Mjeku Tritan Kalo i përgjigjet Beqajt: E gjej kohën për ata që vuajnë nga pusht-shtetarët e pangopur

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, i është përgjigjur arrogancës së ish-ministrit Ilir Beqaj i cili sot deklaroi se habitej që si një mjek që është në vijën e parë të luftës me koronavirusin, gjen kohë të lexojë propozimet e tij.

Në një postim në Facebook, mjeku Kalo shprehet se gjen kohën të mendojë e të shprehet për ata/ato, që vuajnë nga keqpërdorimi 30 vjeçar i pushtet-shtetit nga pusht-shtetarët duar-gjatë e të pangopur.

Mjeku që sot po lufton me virusin e padukshëm sqaron se publiku në këto kohë pandemie e ka të domosdoshme të informohet e të mos “provokohet” nga gjithfarë diskutimesh e debatesh në televizion.

Në fund të postimit ai i bën thirrje qytetarëve të kujdesen për veten në këto kohë të vështira të përhapjes së virusit.

Kujtojmë se Kalo reagoi ashpër ndaj PPP-ve, politikanëve dhe vilave të tyre, pas propozimit të Beqajt mbi uljen e pagave dhe pensioneve.

POSTIMI I PLOTE:

DUKE qënë në vijën e parë të sfidës ndaj Covid-19, DUHET ta dijë gjithkush se si profesionist dhe qënie sociale e ndërgjegjësuar, si një MANTELBARDHË i panjolltë, UNË e gjej edhe kohën të mendoj e të shprehem për ata/ato, që vuajnë nga keqpërdorimi 30 vjeçar i PUSHT-SHTETIT nga PUSHT-SHTETARËT duar-gjatë e të pangopur….

Në “PROVOKACIJA” më 1 Maj 2020, me moderatorin e njohur Mustafa Nano….Publiku në këto Kohë Covidiane e ka të domozdoshme të informohet e të mos “provokohet” nga gjithfarë diskutimesh e debatesh në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale, të cilat janë shpesh jo të mirë-mbështetura mbi shumë fakte….

HEDHJA në tregun informativ të shumë e shumë hipotezave, ende të pa mbështetura mbi fakte të qënësishme: 1- Epidemiologjike, 2- Virologjike, 3- Imunologjike, 4- Klinike dhe 5- Imazherike, mundet të mos ndihmojnë në nxjerrjen e të vërtetës së Fillim – Evolucionit të Pandemisë Sars-Cov2/Covid-19, jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë….

KOHA dhe ANALIZIMI i çdo hapi të hedhur në këtë udhë të vështirë për të gjithë ne, do na bëjë të nxjerim jo pak mësime të vlefshme për sfida të ngjashme në të ardhmen….

KONTRIBUTI i gjithkujt sado i vogël qoftë ai është mjaft i dobishëm….SHPRESOJ se gjithkush mundet të kujtojë kryeveprën e Nobelistit Gjerman Hajnrih Bellit:”Po ku ishe ti Adam”, ndaj edhe unë NUKU dua të kujtohem si “një Adam” pas disa muajsh, në periudhën POST-COVIDIANE e të mos japë kontributin tim në këtë sfidë ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….

Bashkëkombasit e mi, VIJONI të BËNI shumë kujdes për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga INFEKSIONI Sars-Cov2/Covid-19….KA SOT më shumë se DJE edhe DRITË jeshile në fund të tynelit…NE së bashku do ia dalim me sukses në këtë SFIDË që bart emrin Covid-19!!!

Ç’po ndodh? Në internet shiten doza që pretendohet se të shërojnë, por në fakt pas tyre fshihet…

Doza gj.aku “të imunizuar” të pretenduara se janë të pacientëve të shëruar nga k.oronav.irusi, po shiten ilegalisht në internet në vend të vaksinës.

Sipas raporteve, gj.aku është vetëm një nga “produktet” që ofrohet teksa persona të paautorizuar dhe anonimë përpiqen të rrisin sa më shumë arkëtimet nga kriza e pandemisë.

Në një raportim të Institutit Australian të Kriminologjisë, thuhet se këto faqe në internet mund të arrihen shumë shpejtë me disa kërkime të thjeshta, të cilat po përdoren nga grupet kriminale për tregtimin e artikujve të ndaluar, shkruan The Sun.

Ato po shiten për rreth 15 000 euro secila, së bashku me mjete personale mbrojtëse si maska, doreza dhe kostume mbrojtëse.

Studiuesi Rod Broadhurst tha se nëse një gj.ak i tillë injektohet te dikush, ai rrezikon të preket nga k.oronav.irusi.

Gazetare dhe ‘specialiste’ në UKT, Mira Kazhani jep dorëheqjen nga posti ‘830 mijë lekësh’

Skandali se dy gazetaret Bieta Sulo dhe Ermira Kazhani paguheshin si specialiste të UKT në Bashkinë e Tiranës bëri bujë të madhe.

Rrogat ishin të majme dhe gazetaret e vetmja gjë që bënin ishte fresk ndaj qeverisë.

Ndërkohë, vetëm pak më parë newsbomb.al mëson se gazetarja Kazhani ka dhënë dorëheqjen si spicialiste e UKT-së.

Mësohet se ka qenë vetë gazetarja që ka kërkuar dorëheqjen nga posti që mbante pranë kësaj kompanie, e paguar me taksat e shqiptarëve. Kujtojmë se Kazhani paguhet me plot 830 mijë lekë të vjetra në muaj nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Ushtrimi që po çmend rrjetin. E gjeni dot? Profesori jep ndihmen e tij

A mund ta zgjidhni? Në pamje të parë ky ushtrim matematike duket i thjeshtë, por në rrjete sociale ka përhapur shumë debat për përgjigjen e tij.

Me mijëra përdorues të Facebook kanë komentuar përgjigjen e tyre duke e shpjeguar por shumë prej tyre kanë gabuar.

Për disa është shumë e thjeshtë por për disa të tjerë është dhimbje koke.

Ushtrimi është ky: 8 ÷ 2 (2 + 2).

Por cila është përgjigja e saktë e këtij ushtrimi që është bërë viral në rrjet?

Profesori Shqiptar ne Britani Arbjol Bakiu, nga Lushnja shpjegoi hapat për zgjidhjen e saj.

Sipas rregullave matematikore, së pari kryen veprimet brenda kllapave. Pra (2 + 2 = 4).

Më pas kemi ushtrimin e tillë 8 ÷ 2×4. Në këtë rast veprimet bëhen sipas rradhës, 8 ÷ 2=4 e më pas 4×4=16.

Sipas profesorit gabimi që bënin shumica ishte që kryenin shumëzimin në fillim ku dilte se 2×4=8 e më pas bënin pjesëtimin, 8÷8=1.

‘Mu afrua stjuardesa dhe më kërkoi që të…’, Luan Zhegu tregon momentet ….

Këngëtari i mirënjohur Luan Zhegu në emisionin “Rudina” në një lidhje me Skype, ka treguar një moment të bukur të ndodhur disa kohë më parë.

Një video e postuar në rrjetet sociale, tregonte Zhegun duke kënduar së bashku me Flori Mumajesin ndërsa ishin në avion.

I pyetur nga Rudina Magjistari për më shumë detaje, Zhegu tregoi se kjo u bë për të surprizuar një person që fluturonte bashkë me ta.

“Vjen stjuardesa dhe tha, gjysma shqip duke folur, kam marrë vesh se ju jeni këngëtarë. A ka mundësi të na këndoni një këngë se kemi një surprizë për të bërë në avion. Në moment që jam çuar, ballë për ballë doli Flori dhe tha hajde këndojmë një këngë se ashtu është puna, duam të bëjmë një surprizë… unë nuk e mora vesh se kujt iu bë surpriza, por bashkë vendosëm të këndojmë”.

Për Zhegun ky moment duket se ka qenë më se i nevojshëm për ta ndihmuar që të harronte frikën që ka nga fluturimet, siç thotë ai.

“Mua mu bë qejfi që më çuan, se unë e kam pak fobi flurimin, dhe kaloi një kohë e mirë dhe ikën emocionet”. /tvklan.al

Nga SHBA vjen paralajmërimi i frikshëm/Ku ndodhet një ndër personat më të fuqishëm në botë?

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dijeni se ku ndodhet udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe se po i vëzhgojnë me kujdes raportet për shëndetin e tij.

Ai tha se në vend ekziston një rrezik i vërtetë i urisë, për shkak të krizës botërore të koronavirusit.

Mediat e Koresë së Veriut nuk kanë njoftuar mbi vendndodhjen e Kim Jong Un-it që nga data 11 prill, kur ai kryesoi një takim dhe kjo ka provokuar hamendje të shumta për shëndetin e tij si dhe shqetësime se paqëndrueshmëria në shtetin me armë bërthamore mund të prekë vendet e tjera të Azisë si dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ne nuk e kemi parë. Nuk kemi asnjë informacion që mund të raportojmë sot. Po e ndjekim situatën nga afër,” tha zoti Pompeo për Fox News, i pyetur për njoftimet kontradiktore lidhur me shëndetin e udhëheqësit koreanoverior.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë gjithashtu situatën më të gjerë në Korenë e Veriut, duke pasur parasysh rrezikun që paraqet koronavirusi.

“Ekziston një rrezik i vërtetë se në Korenë e Veriut do të ketë uri, mungesa ushqimore,” tha ai. Ne po i vëzhgojmë të gjitha këto nga afër, pasi ato kanë një ndikim real në misionin që i kemi vënë vetes, denuklearizimin e Koresë së Veriut.”

Presidenti Donald Trump u takua me Kim Jong Un-in tri herë në vitet 2018 dhe 2019, në përpjekje për ta bindur atë të hiqte dorë nga armët bërthamore, që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara. Ndërsa bisedimet kanë ngecur, Presidenti Trump ka vazhduar ta quajë Kim Jogn Un-in një mik.

Zoti Pompeo nuk dha hollësi mbi rrezikun e urisë në Korenë e Veriut, por një delegacion ekonomik i Phenianit ishte në Pekin këtë javë për të diskutuar mbi furnizimet ushqimore dhe çështjet e tregtisë, ndërkohë që shpërthimi i koronavirusit ka shkaktuar çrregullime serioze në gjendjen ushqimore të vendit, sipas personave me njohuri për këtë çështje.

Disa zyrtarët në Korenë e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Kim Jong Un mund të jetë duke qëndruar në një vendpushim bregdetar për të shmangur ekspozimin ndaj koronavirusit dhe kanë shprehur skepticizëm për raportet e medias se ai ka një sëmundje të rëndë.

Ata paralajmërojnë megjithatë se shëndeti dhe vendndodhja e Kim Jong Un-it janë sekrete që ruhen me kujdes nga regjimi dhe se në Korenë e Veriut është e vështirë të nxirren informacione të besueshme./VOA

U shfaq pas 20 ditësh që habiti botën, ekspertët tregojnë se shenjat në duart e Kim Jong-un…

Mungesa e tij shkaktoi debat të gjerë ndërkombëtarisht. Kim Jong-un bëri daljen e tij të parë publike dje, pas 20 ditësh mungesë, kur preu shiritin në hapjen e një fabrike plehrash në Sunchon.

Shenjat në duart e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un sugjerojnë se ai mund t’i jetë nënshtruar një operacioni në zemër, thonë ekspertët mjekësorë, sipas “Daily Mail”.

Ekspertët mjekësorë kanë vlerësuar pamjet video të vizitës dhe shenjat në krahët e Kim tregojnë, që sipas tyre se ai ka pasur një ‘ndërhyrje kardiovaskulare’.

Diktatori u pa duke buzëqeshur dhe duke biseduar me ndihmësit në ceremoni dhe gjithashtu duke vizituar uzinën, por vërtetësia e fotove nuk mund të verifikohej.

“Na ftoi për se ks tresh”, lihen në burg dy shqiptarët, përd hunuan dhe i hoqën rrobat me fo rcë 29-vjeçares skoceze

SKOCI– Griselt Maranaku, 33 vjeç dhe Elton Baga, 32 vjeç, i cili njihet edhe si Leo Baga janë lënë në burg një ditë më parë nga Gjykata e Lartë në Glasgoë, pasi akuzohen për përdhunimin e një 29-vjeçareje.

Dy të rinjtë shqiptarë, mësohet të kenë rrëfyer para trupit gjykues se vetë 29-vjeçarja i kishte ftuar për seks tresh dhe se çdo gjë kishte ndodhur me dëshirën e vajzës.

Por, pavarësisht kësaj dëshmie, gjykata i ka lënë në burg dy shqiptarët.

Si ndodhi ngjarja?

Përdhunimi ndodhi më datë 9 janar të një viti më parë, kur e abuzuar dhe një shoqe e saj po pinin diçka në një bar kafe. dy shqiptarët janë afruar pranë vajza dhe mikesha e të abuzuarësi i ftoi për në shtëpinë e saj.

Sipas rrëfimit të të resë, teksa ajo ishte futur një moment në dhomën e gjumit, të dy shqiptarët e kishin ndjekur dhe përdhunuar duke ja hequr rrobat me forcë.

Shoqja e saj, lajmëroi policinë dhe ata kur mbërritën e gjetën 29-vjeçaren në rrugë, ndërsa një prej shqiptarëve ishte ende në shtëpi.

Nisin shérret për qiratë/ Pronarja u kërkon lekët 3 vajzave me duart në fyt, 23-vjeçarja: Ajo më…

“Le të provojnë të kacafyten me një qiramarrës”, deklaroi në fillim të prillit kryeministri, gjatë masave të ndërmarra kur edhe u urdhërua mospagimi i qirave për familjet në nevojë , studentët dhe bizneset e prekura.

Ky ultimatum duhet të ishte në fuqi për dy muaj e ardhshëm dhe në rast të kundërt qeradhënësit do të penalizoheshin.

Por nga një vëzhgim, ndonëse akti normativ është në fuqi, qeradhënësit dhe qeramarrësit kanë folur me gjuhën e detyrimit që duhet paguar për të shmangur mosmarrëveshjet.

Madje një rast konflikti për qiranë është agravuar aq sa gruaja që jetonte me qira dhe që nuk kishte mundësi të paguante, është përleshur me të zonjën e shtëpisë dhe për këtë shkak ka përfunduar në polici.

Policia u angazhua pas denoncimit të 23-vjeçares E.D. që jeton me qira në një shtëpi private sëbashku me shoqet e saj, të cilat mbetën pa punë nga pandemia. E proceduara në gjendje të lirë nga komisariati numër 3 është shtetasja L.H. 47 vjeç, pronare e një banese private në rrugën “Besnik Ceka”, në Laprakë.
Gruaja pretendoi para policisë se pas sherrit për qiranë, e zonja e shtëpisë i ka futur duart në fyt.

“Ajo më kë.rcënoi se do më nxirrte jashtë dhe pastaj më shtrëngoi duart në fyt”, pohon 23-vjeçarja. Më tej e reja ilustron se çfarë ndodhi në vilën ku ajo jeton, ndërkohë që shpresonte të mos paguante detyrimin pasi kishte ndjekur e dëgjuar edhe penalitetet që rëndonin mbi pronarët në rast se ata shtrëngojnë qiramarrësit. Në të vërtetë e reja tregon korrektesën në marrëdhënien me pronarët e shtëpisë dhe problemet që hasi pasi dy shoqet e saj mbetën pa punë nga Covid-19.

23-vjeçarja i tregoi policisë në procesverbalin që disponon gazeta, se jetojnë në këtë shtëpi prej gjashtë muajsh, në një apartament 1 plus një në katin e dytë. “E kam paguar rregullisht qiranë dhe për këtë kohë e kisha paguar nga pesë prilli deri në pesë maj 2020.
Por dy shoqet e mia N. dhe O. gjatë prillit mbetën pa punë për shkak të Covid-19 dhe për shkak të karantinimit ato nuk mundën ta paguajnë pjesën e tyre të qirasë. Ato nuk punonin dot pasi ishin të mbyllura në shtëpi.

Atë ditë në shtëpi erdhi mamaja e zonjës së shtëpisë, e cila na njoftoi se ditën e nesërme duhet të dilnim nga banesa, pasi nuk kishim paguar dritat dhe qiranë”, shprehet e reja. Vetë kallzuesja e kishte paguar këstin e saj të qirasë dhe për këtë ka shtuar “unë nuk kam pse të dal se e kam bërë pagesën”.

Gjendja është rënduar pasi të dyja palët kanë fyer njëra-tjetrën, edhe pse e reja shton se i ka thënë të moshuarës se “qiranë e kishte paguar dhe se nuk dilte nga shtëpia”.
Në këtë moment, siç tregon 23-vjeçarja E.D., duke parë që kanë vijuar këcënimet për të dalë nga shtëpia, ajo ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë.

“Policia mbërriti në shtëpi dhe foli edhe me të moshuarën edhe me të afërmit e saj dhe ramë dakord që unë të qëndroja deri në datën pesë maj, datë në të cilën kisha paguar qiranë”, vazhdon më tej e reja që, siç kuptohet qartë, as që ka përfituar nga sanksionet që kryeministri paralajmëroi publikisht për qiradhënësit. Pas ikjes së policisë, vajza është përballur me inatin e shtetases L.H.

“Ajo erdhi në katin ku unë jetoj dhe kërkoi që të bënim kontratë për qiranë. Shtova se ajo nuk kishte punë me mua, pasi unë këstin prej 7800 lekësh të reja e kisha paguar dhe kjo pagesë kishte vlerë deri më 5 maj. I thashë që biseda ishte kryer me vajzat e tjera dhe jo me mua. Papritur Luljeta u hodh dhe më kapi nga fyti dhe kërkonte që të firmosja me zor letrën që kishte ajo. Në këtë moment erdhi djali i saj, i tregova të birit se e ëma nuk veproi mirë dhe se do ta ndiqja këtë problem. Pasi mbylla këtë bisedë dola nga shtëpia dhe u paraqita në polici”, shprehet e reja.

Bëhet me dije se ndonëse kryeministri deklaroi që do të kishte gjoba, (edhe pse ky rast madje është kthyer tashmë edhe në ndjekje penale), ndaj qiradhënësit nuk është vendosur asnjë gjobë.

Në një lagje tjetër të Tiranës, në banesat private mbi Qytetin Studenti, Ana që është studente, jeton në katin e parë dhe shprehet në anonimitet se në asnjë çast nuk e ka çuar ndër mend mos ta paguajë qiranë. “Çdo datë 18 paguaj shumën prej 15 mijë lekësh dhe kështu veprova në datën 18 prill deri në datën 18 maj. Pronarët e shtëpisë zbritën nga kati i dytë dhe më thërritën. Sigurisht që i pagova dhe as që më shkoi në mend të denoncoja apo të njoftoja autoritetet. Më ngjan që këto masa janë për një Shqipëri virtuale dhe jo për realitetin e qytetarëve, pasi në rast refuzimi nga ana ime, do të më prishej qetësia dhe pronarët do të gjenin sa më shpejt mundësinë të më nxirrnin nga shtëpia”, thotë studentja.

Edhe Sofia që ka një dyqan rrobash pranë Tiranës dhe që e ka marrë ambjentin me qira me kontratë, tregon se “detyrimin prej 100 mijë lekë të reja i depozitoi madje në bankë pa hapur asnjë negociatë me pronarët dhe pa bërë asnjë diskutim me ta, megjithëse gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë lek xhiro.”/ Gazeta “Si”

Veliaj reagon për punësimin e Mira Kazhanit dhe Bieta Sulos/“Nuk do përsëritet më, kërkoj ndjesë, mësim për Bashkinë”,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj reagoi me një status në Facebook në lidhje me debatin e ditëve të fundit ku u publikua një listë me punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ku rezultuan edhe dy gazetaret Bieta Sulo dhe Mira Kazhani.

Veliaj thotë se zonjat kanë qenë të punësuara për një kohë të shkurtër në UKT dhe brenda profilit të tyre si eksperte të jashtme për strategjinë e komunikimit.

REAGIMI I PLOTE

“Tre ditët e fundit kam vërejtur me keqardhje shumë sharje dhe akuza në adresën tonë, për shkak të dy zonjave që punojnë në fushën e komunikimit publik, Bieta Sulos dhe Mira Kazhanit, të cilat për një kohë janë kontraktuar si eksperte të jashtme për strategjinë e komunikimit, nga kompania e UK Tiranë.

Bieta Sulo ka kontribuar në UKT nga data 6 prill 2018 deri në datën 20 shtator 2018; pra, gjithsej 5 muaj, gjatë një periudhe kur ende nuk kishte nisur projektin e saj të ri me emisionin e pasdites e të kish suksesin për të cilin anatemohet sot. Pas përfundimit të marrëveshjes kontraktuale për komunikimin publik të kompanisë, ajo nuk ka më asnjë marrëdhënie me UKT-në.

Ndërsa, Mira Kazhani ka shërbyer si këshilltare mediash pranë UKT-së për një mandat, një praktikë që është ndjekur prej vitesh nga ndërmarrjet sh.a në Shqipëri – e ku disa prej atyre që sot u hidhen në fyt nga ekranet dhe portalet e tyre, i kanë pasur vetë këto pozicione. Për këta të fundit nuk do humbisja asnjë sekondë, por ia detyroj këtë shpjegim atyre që janë helmuar nga kjo histori mediatike, që ka marrë dhenë edhe në rrjetet sociale.

U kërkoj ndjesë për shqetësimin, edhe pse në asnjë sekondë nuk kam dhe nuk kemi menduar asgjë tjetër, përveçse si të bëjmë sa më mirë punën! Kjo vlen si një mësim për UKT e për vetë Bashkinë, që të mos gjendet herë tjetër as nën presionin e kujtdo mëkatari që hedh gurë në emër të shenjtërisë, po as në pozitën e sikletshme të nevojës për të dhënë shpjegime pas “aksidentit”. Mungesa e sqarimeve të dhëna në kohën e duhur për angazhimin e dy njerëzve të jashtëm në funksion të nevojave të caktuara, nuk duhet dhe nuk do të përsëritet më. Nga ana tjetër, edhe procesi i marrjes në punë të ekspertëve të jashtëm, siç bëjnë të tëra kompanitë e institucionet e botës për nevoja të caktuara, do të vazhdojë, por duhet e do të jetë edhe më transparent për publikun. Ndjesë edhe njëherë, të gjithë atyre që janë ndikuar negativisht nga kjo histori, por jo ndikuesve të paskrupullt, të cilët thjesht kanë hyrë në një borxh më shumë me publikun e me të vërtetën! Ju uroj një fundjavë të qetë plot mirësi”.