Cpo ndodh ne burgun e zaharias, mesohet se 13 te denuar jane ….

Të tjerë të infektuar me koronavirus janë raportuar së fundmi në burgun e Zaharisë. Mësohet se janë infektuar 13 të dënuar.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Kujtojmë që të infektuar me Covid-19 ishin konfirmuar edhe më herët në këtë burg.

Për rastet e para u dyshua se ata mund të jenë infektuar në sallat e gjyqeve.

Fluturimet te mos rimbursohen/ Be do te heqe ligjin e rimbursimit biletave

Disa shtete të Bashkimit Evropian pritet t’i kërkojnë zyrtarisht Brukselit pezullimin e përkohshëm të ligjit që detyron kompanitë të kompensojnë biletat në rast të anulimit të fluturimeve.

Kërkesa është nisur nga Franca dhe Holanda dhe mbështetet nga të paktën 10 shtete të tjera, si Belgjika, Bullgaria, Qipro, Çekia, Greqia, Irlanda, Letonia, Malta, Polonia dhe Portugalia.

Kërkesa pritet t’i propozohet gjatë takimit të ministrave europianë të transportit dhe justifikohet me gjendjen e pandemisë, e cila ka detyruar kufizimin e lëvizjes dhe anulimin e qindra fluturimeve.

Propozimet arsyetohen si një mekanizëm mbrojtës të sektorit të aviacionit, i cili është goditur rëndë nga epidemia. Pas anulimit të fluturimeve kompanitë janë vënë në vështirësi, pasi rregullorja ndërkombëtare i detyron ato t’u kthejnë paratë udhëtarëve, mirëpo në mungesë të likuiditetit kompanitë kanë nisur t’u japin atyre kupona shërbimi.

Në kërkesën e përbashkët shtetet propozuese duan që:

Komisioni Evropian të amendojë me urgjencë rregulloren në mënyrë që t’u lejojë kompanive të zgjedhin vetë mënyrën e kompensimit.

Të gjitha organizatat dhe kompanitë e tjera të sektorit t’i përbashkohen këtij propozimi për të arritur një zgjidhje të përbashkët të problemit që po përballet tregu.

Lajm i fundit. Sali Berisha ne gjendje te rendë, nën kontrollin e rreptë të Mentor Petrelës. Priten mjek austriak

Shëndeti i tij është rënduar që para një jave, për shkak të stresit të krijuar, riaktivizimit të sëmundjes së vjetër dhe aritmisë së zemrës. Po mbahet nën kontroll nga doktor Petrela dhe është lajmëruar me urgjencë dhe pritet të vijë nga Vjena mjeku austriak, tek i cili bën “remontin” e përvitshëm shëndetësor. Problemet shëndetësore të Berishës janë shfaqur në çdo protestë, por këtë të shtunë kanë qënë më të dukshme, teksa ndodhej para kryeministrisë bashkë me badigardët e tij të shumtë. Me sa duket nuk ka mundur ta përballojë këtë situatë trupi dhe truri i tij i lodhur nga vitet por dhe nga maskarallëqet, për shkak të të cilave është i detyruar të jetë nën një presion të fortë e nën ruajtje të rreptë, për të evituar ndonjë hakmarrje të mundshme.

Ish kryeministri Sali Berisha është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe gjendet nën kontrollin e rreptë të mjekëve të neurokardiologjisë.

Burimet afër tij bëjnë me dije se shëndeti i tij është rënduar që para një jave, për shkak të stresit të krijuar, riaktivizimit të sëmundjes së vjetër dhe aritmisë së zemrës që i është krijuar dhe për shkak të problemeve të moshës.

Mësohet se është nën kujdesin direkt të mikut të tij, mjekut të shquar neuro-kardialog Mentor Petrela, i cili e ka mbajtur gjatë gjithë kohës nën kontroll të rreptë mjekësor.

Ndërkohë që është lajmëruar me urgjencë dhe pritet të vijë nga Vjena mjeku austriak, tek i cili Sali Berisha bën “remontin” e përvitshëm shëndetësor.

Burimet pranë Berishës bëjnë me dije se për shkak të përdorimit të fortë të ilaçeve gjendja e tij po mbahet nën kontroll, por që konsulta më e gjërë dhe me mjekun austriak dhe ndryshimi i trajtimit me ilaçe pritet që ta riktheje në gjendje afërisht normale ish kryeministrin shqiptar.

Problemet shëndetësore të Berishës janë shfaqur në çdo protestë, por në ditën e sotme kanë qënë më të dukshme, teksa ndodhej para kryeministrisë bashkë me badigardët e tij të shumtë.

Me sa duket nuk ka mundur ta përballojë këtë situatë trupi dhe truri i tij i lodhur nga vitet por dhe nga maskarallëqet, për shkak të të cilave është i detyruar të jetë nën një presion të fortë dhe nën ruajtje të rreptë, për të evituar ndonjë hakmarrje të mundshme.

Ndonëse burimet afër tij mundohet ta paraqesin situatën sa më pak alarmante, mësohet se Berisha është në një gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i janë riaktivizuar të gjithë parametrat negative të sëmundjes së vjetër, bashkë me stresin dhe problemet e papërballueshme për vetë moshën që ka.

Pritet që në orët e ditët e ardhshme të kemi një situatë më të qartë për shëndetin e ish kryeministrit, ndonëse stafi i tij i afërt dhe ai mjekësor nuk jep garanci se Berisha do të qëndrojë pa marrë në dorë tabletin për të postuar ndonjë mesazh apo “qytetar dixhital”.

Në mungesë të tij këtë gjë mund ta bëjë dhe stafi i afërt që menaxhon adresën e tij në rrjetin social, për të treguar se gjendja shëndetësore e Berishës është përmirësuar./Pamfleti

Ja lista skandaloze e gazetareve qe marin rroge ne institucionet shteterore pa shkuar asnje dite

Nga Ilir Demalia

RASTI SULO-KAZHANI HAPI VETËM KAPAKUN E UJRAVE TË ZEZA POLITOKO-MEDIATIKE SI ZH’BËRJE E SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE

Sulo- Kazhani, jo vetëm duhet të kthejnë parat e marra nga këto bordero, por sëbashku me shumë gazetarë dhe pronarë mediash apo portalesh, duhet të dalin para gjyqit së bashku me Erion Veliaj dhe shtetarë të tjerë.

-Këto dy raste nuk janë të vetme në korruptimin dhe inkriminimin e medias nga pushteti në shërbim të pushtetit.Ky është një operim 30 vjeçar i pushtetit në kapjen e medias nga pushtetit dhe medias së ulur në sofrën e pushtetit për pasurimin që do ti’a kishin zili dhe gazetarët në Perëndim.

Pushteti katërt është mutosur në krimin politik-ekonomik që ka rrënuar Shqipërinë dhe shqiptarët, ku e vetmja rrugë shprese i ka ngelur largimi nga atdheu.

-Sot do të mundohem të paraqes fakte dhe të dhëna me disa gazetarë nga të dy krahët e mut-acionit politik-mediatik.

-Erion Veliaj, deklaroi në emisionin Real Story të Sokol Ballës: “Kjo që ka ndodhur me Kazhanin dhe Sulon ndodh edhe në Angli, Boston…”.

– Kjo nuk mund të ndodh në Angli dhe Amerikë dhe në vendet me demokraci-funksionale dhe shtet të së drejtës dhe me media si pushtet i katërt. Nuk mund të ndodhë as-sesi, pasi, është korruptim i pushtetit katërt moralisht dhe ligjërisht i dënueshëm.

– Dikush duhet ti kujtonte Lali Erit, se një gjë e tillë po të ndodhi dhe kapet në Perendim ku ka shtet të së drejtës dhe media pushtet të katërt, shkon në bankën e të akuazuarve.

Franca nuk kurseu dy herë Presidentin dhe dy herë kryeministrin e Francës dhe për 18 vjet kryetarin e Bashkisë Parisit Jacques Chirac. Skandali i Chirac në 1990 u zbulua pas 23 vjetësh, pikërisht, për një gjë të tillë si në rastin Kazhani-Sulo. Presidenti Chirac, kishte paguar 21 vetë në shërbim te tij dhe partisë tij politike. Akuza ndaj Chirac u tërhoq nga Bashkia e Parisit për një shumë 2.8 milion Euro, ku 650 mijë do ti paguante Chirac nga llogaria personale. Tetë të tjerë të akuzuar u dënuan me burg dhe me obligim kthimin e parave që kishin marrë si rrogë nga Bashkia e Parist pa punuar por si shërbim politik. Ndër të dënuarit ishte dhe miku i Chirac, ish kryeministri Alain Juppe, i cili u dënua me 14 muaj burg dhe me kthim të parave. Po ashtu ndër të dënuarit ishte dhe nipi i Charles De Gaul që ishte lider i unionit te punëtorëve.

Mira Kazhani, që na dha “dorheqjen” nga një punë që s’ka kryer asnjë minut punë ka dhe katër rroga të tjera në borderotë e administratës shtetërore si pompiste e qeverisë sebashku me Sulon. Nuk Janē të vetme. Pa folur për portalin që i ka hapur Kazhanit dhe kazanave të tjerë Lali Eri. Në këto bordore si dje dhe sot, “pozita dhe opozita”, me median, përzihen në kazanin e çorbës së qelbur që kanë sjellë një të ardhme pa dritë në fundin e tunelit shqiptar.

Desada Metaj, ish shefe e emisionit OPINION të Blendi Fevziut, tjetër pjesatar kryesor I kazanit media-qeveri-oligarki, merr edhe gjatë kohës që punonte për Fevziun dhe vazhdon, rrogë nga e njëjta ndermarrje që merr Kazhani-Sulo. Kjo do të thotë nga Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lali Erit.
Prej kaq kohësh që mer rrogë nga Lali Eri, Desada është zyrtarisht dhe paguhet si kryekëshilltare e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Luzim Basha. Kush tha që nuk ka bashkëpunim pozitë-opozitë?!!
Leka Bungo, babi i Genta Tafa (Bungo) komisionere e Vetingut, ka marrë 26 milion lekë, 26 mij dollar nga Bashkia si fond krijues. Por edhe të tjerë aktorë apo regjisorë që dikur thonin, “se Teatri do shëmbet vetëm kur të kaloni mbi trupat tanë!” kanë marrë fondet dhe kanë mbyllur gojën. Apo të tjerë që jargajosen pas lali Erit, gjithë ditën, për një fond çfaqje.

Në vitin 2007 Armad Shullaku, ishte drejtor i informacionit në televizionin Klan te Aleksandër Frangaj, I cili tashmë është jo vetëm pronar i medias por dhe ndërtues me punët e qeverise në rrugë dhe. . . Shullaku, paguhej njëhkohësisht edhe si shef i shtabit fushatës për Sokol Olldashin.

Bashkia e Lali Erit ka të punësuar djalin e Skënder Minxhozit si jurist. Djalin e Mero Bazes. Nuk po flasim për djemt e Fatos Nanos, “armikut” të Edi Ramës, ku njëri punon si drejtor i Agjensisë për Thithjen e Investimeve të Huaja, në Kryeministri dhe tjetri step-son djalXhoit po për Thithje.
Bieta Sulo, nuk ka marrë rrogë vetëm tek Uji por edhe tek Fondi i Sigurimeve Shoqërore. Por edhe burri i saj Alban Dudushi mer rrogë në Agjensinë e Shoqërisë Civile dhe fonde, e krijuar nga Lali Eri, dhe në tre borden të tjera dhe tani është nën varësinë e ministres Orgeta Manastirliu si shefe e ASHC-së Motra e Alban Dudushit, është drejtoreshë e Departamentit Auditit.

Nga Topi kanë shkuar shumë tek topet e Ramës!

Enkel Joti ish nen/drejtori i Top-it tani me propozim të Manastirliut është drejtor i QSUT.
Por edhe nga Topet e Ramës kanë shkuar ke Topi, pas një “dissidence” me Ramën si drejtor I Topit në shërbim të topeve të Ramës, drejtori Top-Topeve Ben Blushi.
Ketu nuk po llogarisim rrogat që merr princesha e Lali Erit, Ajola Xoxa, dhe nderet që bën Xoxa me lekët e shqiptarëve që rropaten punëve të rënda pa asnjë kusht dhe pa mbushur barkun me bukë.
Lali Eri nuk është i vetëm, si model e kanë dhe Bashkitë e tjera. Bledar Mane, gazetari i “fortë” mer rrogë nga Bashkia e Kukësit si inspektor në policinë pyjore.

Lista është e gjatë. Këta nuk janë vetëm, por janë shumë dhe shumë të tjerë që kanë marrë përsipër misionin e gazetarit, por në fakt luajnë misionin e dallkaukut ordiner në kuplaranë mediatike si lolo të oborreve të pushtetit.

Ajo që është më irrituese nga kjo bandë politiko-mediatike, është se, si ka mundësi që nuk ka reagim shoqëror, mediatik? O më falni! Media nuk mund të bëjë vetvrasje. Presin radhën e shpërblimit ata që nuk e kanë marrë, si trajset e ndihmave. Me njëfjalë media trajsesh.
Si ka mundësi që nuk vepron shoqëria civile? Po çfarë shoqërie civile?! Fondet e shoqërisë civile i ka në dorë qeveria dhe Lali Eri. Kështu edhe civilja në radhë trajsesh si shoqëri trajsesh.
Po drejtësia, prokuroria përse nuk fillon hetimin për abuzim me paran publike? Prokuroria dhe drejtësia është kapur në vjedhje dhe kjo është arsyeja që nuk ka sot as Këshill të Lartë të Drejtësisë, as Gjykatë Kushtetuese, as …. kemi këshillin dhe gjykatat e kriminelëve dhe hajdutëve qe i lirojnë si të pafajshëm.

Po Presidenti? Presidenti është i zënë me “paqen” e Coronavirusit si virus pushteti me Ramën për zbutjen e ligjeve në gjëndje të jashtëzakonshme.

Po Kushtetuta? Kushtetutës i ka ngel vetëm kapaku, se faqet janë përdorur për te fshirë bythën në mungesë të letrës higjenike nga kriza e Coronavirusit.

Po shefi opozitës? Mos ja prishni gjumin e krizës se ka lënë Desadën, të merret me paret e Bashkisë së Lali Erit.

Po populli? O më falni, kallaballiku! Kallaballiqet nuk revoltohen për drejtësi. Për drejtësi revoltohen popuj që formojnë kombe dhe kombe që krijojnë shtet me drejtësi e prosperitet.

Kini kujdes/ Patrullat bëjnë “namin”, mijëra gjoba dhe patenta të hequra

Që prej ditës kur Shqipëria është futur në karantinë kudo nëpër rrugët e Shqipërisë është vënë re një prezencë e shtuar e patrullave të Policisë nëpër rrugët e vendit. Por në ndihmë të saj shpesh ka patur edhe përforcime nga ushtria dhe njësi të tjera speciale për rastet sporadike.

Në kuadër të masave për frenimin e përhapajes së koronavirusit në vend qeveria ka miratuar edhe vendimin për vendosjen e gjobave të majme kundrejt qytetarëve dhe bizneseve. Madje qeveria ka ndërhyrë edhe në kodin penal për disa ndyshime që parashikojnë edhe heqjen e lirisë. Sot Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim në lidhje me të dhënat për vendosjen e gjobave dhe patentave të hequra nga shkelësit e karantinës.

Policia e Shtetit/informacion

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në këtë kuadër, në harkun kohor 18 prill-2 maj 2020, në të gjithë vendin janë vendosur 4857 masa administrative për shkelje të ndryshme të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, konkretisht:Nga data 18 prill deri në datën 2 maj, në të gjithë vendin janë evidentuar 468 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në bazë të Aktit Normativ.

Gjithashtu janë vendosur 691 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk kanë respektuar urdhrin për të qarkulluar me jo më shumë se një pasagjer në automjet.Në të gjithë territorin, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 3618 shtetas, pasi janë konstatuar duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, jashtë fashave orare të lejuara.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 5 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe e lulishte.6 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, pasi kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit të detyrueshëm.Në të gjithë vendin, për periudhën 18 prill-2 maj 2020, janë konstatuar 69 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.Në lidhje me lokalet, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë që pronarët e lokaleve të ndjekin dhe zbatojnë me përpikmërinë masat kufizuese, pasi lokalet dhe bar – kafet, kudo që ato ndodhen, në pika karburanti apo vende të tjera, qoftë edhe me makineta, nuk janë të lejuara të hapen.Prej orës 05:00 të datës 27 prill janë aplikuar masat lehtësuese për zonat e cilësuara të gjelbra dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit apelon për qytetarët e këtyre zonave që të mos abuzojnë me lehtësimin e masave, por të zbatojnë me rigorozitet distancimin social, të mos qëndrojnë në parqe e lulishte e të mos grumbullohen në shëtitoret e qyteteve përkatëse.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e jetës, pasi kontributi i çdo qytetari sot është i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia në Tiranë dh.unon barbarisht adoleshentin, qytetarja: E rr.ahën për v.dekje!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë ndërsa një adoleshent ka rënë pre e dhunës së policisë së shtetit.

Denoncimi është bërë nga një qytetare e cila ka bërë edhe filmimet në video.

Sipas saj disa fëmijë po luanin në oborr në lagjen pranë ish parkut të autobusave ndërsa policia ka mbërritur dhe u ka kërkuar të hyjnë në banesë. Sipas saj djali nuk është bindur dhe është rrahur brutalisht prej tyre derisa ka humbur ndjenjat.

Të paktën tre efektivë kanë kapur forcërisht adoleshentin të cilit i kërkojnë të futet në makinë dhe mos bëjë rezistencë, ndërsa banorët dëgjohen teksa u thonë:

Lëshojeni more lëshojeni!
Po ashtu në video dëgjohen policët që thonë: Hiqeni telefonin, largohuni!

Mesazhi i qytetares:

Dhunohet mizorisht i minturi tek ish parku i atobuzave na tmerruan kafshet e dreqit une po degjoja nga pallati zhurma femijesh po loznin me pas erdhi policia e i ka then dicka per te ndaluar ose per tu futur brenda e ata skn degjuar kapen vtm njerin e kan rrahur per vdjekje ne hyrje te pallatit me pas kan terhequr per ta futur ne makine edhe ai qe bertiste thoshte me ndihmoni ….me pas i ra tfiket ateher e moren. Na tmerruan nuk ishte me shum se 16 17 vjec. Ne moment tgjith po kapnin vidio doli policia ti thoshte fshini vidiot.

Ju prishi festen ne lokal, Pogradecaret dhunojne efektivin e policise

Një punonjës policie ka rënë pre e dhunës së tre personave në Pogradec. Tre të rinjtë kanë qenë duke festuar në një lokal ndërsa ka ndërhyrë policia për t’i ndaluar.

Të rinjtë kanë kundërshtuar policinë duke mos pranruar të ndërpresin festën ndaj edhe janë konfliktuar me ta. Gjatë konfliktit njëri prej policëve ka mbetur i pl agosur ndërsa njërit prej të rinjve i është gjetur një armë e ftohtë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në lagjen nr. 2, në katin e parë të banesës së shtetasit F. B., kanë konstatuar të hapur në kundërshtim me Aktin Normativ, një lokal, brenda të cilit ndodhej ky shtetas me dy shtetasit e tjerë K. T., dhe N. K.

Tre shtetasit e mësipërm, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre për kontrollin e lokalit dhe shoqërimin për në Komisariat. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit K. T., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

Në përfundim të veprimeve të para, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 19 vjeç, ndaj të cilit u mor edhe masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, shtetasit K. T., 20 vjeç, si dhe N. K., 19 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”), banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta

Sdo jete as Trump, as Kina, boten do e drejtoje Angela Merkel

Njerëzve u pëlqen ta urrejnë Gjermaninë – por ky shtet po bën larg më shumë për t’i ndihmuar fqinjët e vet evropianë në luftën kundër koronavirusit.

Në fillim të prillit, spitali universitar në qytetin qendror të Gjermanisë, Jena, i nisi dy mjekë, dy teknikë dhe material mjekësor drejt Napolit në Itali. Disa ditë më parë, Bundeswehri, ushtria e Gjermanisë, mori me aeroplanë pacientë francezë dhe italianë dhe i dërgoi në spitalet gjermane. Kjo është vetëm një hise e vogël e ndihmës së Gjermanisë aleatëve kundër koronavirusit.

Reagimi fillestar i Gjermanisë ndaj përhapjes së virusit nuk ishte shoqëruar me lavdi. Në fillim të vitit, Italia, shteti i parë evropian që do të goditej rëndë nga koronavirusi, bëri një lutje për ndihmë me materiale mjekësore prej qeverive të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. Por Qeveria gjermane reagoi qysh reagoi edhe Qeveria e BE-së: nuk i dërgoi asgjë. Pastaj në fillimmars, Qeveria gjermane imponoi ndalesa ndaj eksportimit të materialeve mjekësore jetike, përfshirë maskave të fytyrës, dorëzave mjekësore dhe materialeve të tjera mbrojtëse. Më 14 mars, Italia ende nuk kishte marrë asnjë ndihmë të vetme mjekësore nga ndonjëri prej aleatëve brenda BE-së.

Dy ditë më vonë, Ministria gjermane e Ekonomisë dhe Energjisë bëri të ditur se kishte dërguar katërqind mijë maska në Itali me aprovim të Qeverisë qendrore. Me këtë, Gjermania ndryshoi qasjen e reagimit evropian ndaj Italisë: Shumë shpejt, materialet mjekësore po arrinin edhe prej vendeve të tjera të kontinentit. Kur ka krizë, ka një reagim instinktiv që së pari mendja për ndihmë shkon te gjermanët. Kësaj here, ua kemi borxh një falënderim – dhe një kërkesë për më shumë lidership botëror.

Edhe atëherë kur Gjermania mori nismën për ta ndihmuar Italinë, Pekini kishte dërguar materiale mjekësore dhe disa mjekë atje, sikurse do të bënte edhe në shtetet e tjera, si Serbia. Megjithëse shumica e materialeve i ishte shitur Italisë, Pekini – ndihmuar nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio – bëri një marrëveshje të rëndësishme për mbështetjen kineze. Shumë shpejt, Rusia dërgoi 100 mjekë ushtarakë dhe materiale mjekësore në Itali.

Përgjegjësia e parë e çfarëdo qeverie është të kujdeset për imazhin e saj. Qeveria gjermane imponoi ndalesë ndaj eksporteve mjekësore në kohën, kur Italia po përballet me luftën kundër kuronavirusit në fillimmars, derisa vendet e tjera mbyllën kufijtë me Italinë. Por dëmi shkaktuar BE-së – dhe përfitimit në status nga ana e Kinës dhe Rusisë – ishte i menjëhershëm.

Ndyshojnë masat për riatdhesimet: Nje pjese e mire do të karantinohen në banesa

Ministrja e Belinda Balluku në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me mënyrën e re të riatdhësimit të qytetarëve shqiptare, pas lehtësimit të masave në kuadër të COVID-19.

Sipas Ballukut të riatdhesuarit duhet të saktësojnë adresën, ndërkohë që shtoi se banorët që jetojnë në zonat e kuqe janë të detyruar të karantinohen për 14 ditë në banesay e tyre.

Ndërkohë që ato qytetarë që banojnë në zonat e gjelbra janë të detyruar që të karantinohen në hotele për 14 ditë.

“Sot kam një lajm të mirë për qytetarët që ndodhen në pritje për t’u kthyer. Nga 4 maji do të ndikojë edhe për riatdhesimin. Të gjithë shqiptarët duhet të aksesojnë faqen e Air Albania për të kryer rezervimin e biletës, dhe duhet të deklaroni adresën e banimit.

Ata që jetojnë në zonët e gjelbra duhet të vetëkarantinohen në hotel, ndërsa ata në zonat e kuqe në shtëpi të monitoruara nga policia. Nuk është më i nevojshme prentotimi i hotelit.

Gjatë udhëtimit tuaj në bordin e Air Albania, do të keni një formular të deklarimit ku do shkruan edhe një herë adresën e banesës, ky formular ju ngarkon me përgjegjësi ligjore nëse rast se gënjeni do ketë penalizmi.

Udhëtarët e riatdhesuar do ndahen në dy grupe, në zonat e gjelbra do dërgohen me autobus në hotel. Do të duhet të mbulojnë vetëm shpenzimet ushqimore, 7 euro ndërsa 14 euro nga shteti. Banorët e zonat e kuqe do vetëkarantnohen në shtëpi, së bashku me familjet. nëse nga këto të fundit duan të karantinohen në hotel, ta deklarojnë në avion”, tha Balluku.

Albanese accoltellato da un uomo italiano di 51 anni in strada a Borgoratti

Si parla di un regolamento di conti. Indagini in corso

Questo pomeriggio in via Torricelli a Borgoratti c’è stato un accoltellamento. Un 34enne albanese, di cui non si conoscono ancora le generalità, è stato trovato a terra fe.rito e san.guinante. L’uomo ferito si è spostato da via Evangelista Torricelli in piazza Rotonda dove è stato trovato.

Sul posto sono intervenuti tre pattuglie della Squadra Mobile, un’auto medica ed un’ambulanza del 118 i cui sanitari lo hanno trasferito al pronto soccorso del San Martino in codice rosso.

Del caso se ne sta occupando la polizia che ha fermato un uomo di 51 anni, italiano.

L’aggressore ha inferto un fendente, o forse più d’uno all’albanese e si è dto alla fuga.

Sarebbe fuggito in casa, in zona, dove si sarebbe barricato.

Il movente dell’aggressione sarebbe legato al mondo della droga.

Ma le indagini sono ancora in corso.